Gjykata shpall fajtor Hamdi Doçin, punësoi mbi 60 mësues tej normës së lejuar. Por sa “Doçër” të tjerë ka administrata shqiptare?!...

Postuar në 26 Korrik, 2013 10:01

Ish-drejtori i Drejtorisë Arsimore të Kamzës, Hamdi Doçi, është dënuar para disa ditësh nga Gjykata e Tiranës për shpërdorim detyre. Ai është gjetur fajtor për punësimet e mësuesve tej normave të lejuara. Skandali është bërë publik vitin e kaluar, pas denoncimeve të disa mësuesve se nuk merrnin rrogë, pavarësisht se kishin emërime definitive. Më pas, prokuroria filloi hetimet dhe gjeti shkelje në këtë drejtori arsimore, ku u dyshua se ishin rreth 60 mësues që ishin punësuar mbi normë, apo edhe vende që kishte në zonën e Kamzës. Pas disa muajsh hetime, çështja shkoi në gjykatë dhe sërish Hamdi Doçi u gjet fajtor për shpërdorim detyre. Ai u dënua me 18 muaj burg, por lehtësirat e ligjit shqiptar për të tilla vepra penale e ulën deri në dënim me kusht. Pra ish-zyrtari i arsimit në Kamzë nuk do të bëjë asnjë ditë burg, por gjatë tri viteve të ardhshme nuk duhet të kryejë vepër penale.

Duhet thënë se Hamdi Doçi ia ka hedhur mirë, po të kemi parasysh se ai me ata 60 mësues që janë rregulluar brenda rregullave dhe ata 60 jashtë rregullave, me nga të paktën 3000 euro secili, ka vënë miliona. Po sa “Doçër” të tillë ka administrata shqiptare!?...

Zh.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Fjalia e fundit nuk eshte e sakte. Në vend të fjalës "Doçër" duhej "dobiçer". "Po sa dobiçer te tille ka administrata shqiptare!?..." Ky Doçi i ka pas edhe disa dobiçër mbi vete qe ka bere pune te tilla...

Submitted by Anonim (not verified) on

Ehhhh, kjo eshte Shqiperia jone. Askush nuk denohet per krimet qe ka kryer. Te pakten, minimalisht, Gjykata duhet te jepte nje denim te tille;-  parate e buxhetit te shtetit qe i jane paguar ketyre 60 mesuesve jashte organike, duhet ti kthehen perseri arkes se shtetit, pasi jane para publike. Keto para duhej ti kthente ky palo fytyre dhe njekohesisht te hetohej per pasurine e tij. Nese vertetohej se posedon pasuri mbi mundesite e te ardhurave qe ai sebashku me familjaret e tij siguron, atehere kjo pasuri te sekuestrohet . Minimalisht keshtu vihej drejtesia sadopak ne vend. Kete gje po pret populli shqiptar,  ligji te sundoje ne kete vend te bukur e te mrekullueshem, por i drejtuar per 20 e ca vite nga njerez injorante, hajdute e vrases.

Submitted by Liçe Kusi (not verified) on

Duket si vellai i Besnik Mustafait!

Submitted by Tirka (not verified) on

KRYEDOÇI ESHTE MINISTRI I PADITUR I ARSIMIT, DEPUTETI I KAMZES, MYQEREM TAFAJ, O NJEREZ??? MJERE ARSIMI SHQIPTAR NE Ç'DUAR PASKISH RENE!!!

KUJDES EDI RAMA! NE VEND QE MINISTRIA E ARSIMIT TE NDAHEJ NE: "MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTEVE" DHE "MINISTRIA E ARSIMIT TE LARTE DHE SHKENCES" MOS KENI NDERMEND TE EMERONI FIDELIN MINISTER? MOS, NGA SHIU NE BRESHER?

Submitted by bbb (not verified) on

Cuditem perse "gjykata" jone e ka nxjerre kete tocin e Docajve te fajshem??? Ne fund te fundit ky toci i Docajve ka bere sevap duke punesuar 60 fukarenj. Dhe "gjykata" jone e ka njerre te pafajshme Ilir Meten per 700,000 euro rryshfet, dhe te fajshem tocin e Docajve pse ka punesuar me shume mesues sec duhej...E pabesueshme!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.