Enver Hoxha: na, pushkatojini këta 30 vetë...

Postuar në 25 Korrik, 2013 14:13

Liri Belishova mësohet të ketë dhënë një intervistë për albanologun Robert Elsie, që më 2011, dhe ky i fundit e ka botuar pikërisht tani. Është një rrëfim i sinqertë për ndjeshmëritë e një komunisteje të re, dhe për mënyrën sesi ëndërra u transformua në makth stalinist prej Enverit e të ngjashmëve si ai.

Ja 2 momente interesante nga kjo intervistë e rimarrë nga MAPO:

Partia Komuniste Shqiptare lindi si një parti staliniste, jo si partitë e tjera të Ballkanit dhe të Evropës që kanë një të kaluar social-demokrate që kanë patur një lëvizje sindikaliste, bile dhe një parti liberale. Ne lindëm si parti staliniste dhe edukata jonë ka qenë stalinizmi. Thuhesh leninizmi por në të vërtetë ishte stalinizmi. Kurse Marksi dhe Engelsi njiheshin shumë pak,  aq më tepër na thuhej se idetë e Marksit dhe Englesit do t’i marrim nëpërmjet Stalinit. Çdo gjë që bënte partia na dukej e drejtë dhe disiplina dhe edukimi ishte i atillë. U krijua kulti i Komitetit Qëndror të Partisë dhe i vetë partisë. Çfarë thoshte partia nuk diskutohej, ishte e drejtë dhe duhej zbatuar. Kështu që gabimet që bënte PK që gjatë kohës së luftës nuk ishim në gjendje t’i kuptonim.

...Gogo Nushi, duke qenë sekretar i parë i Tiranës kishte marrë nga Enver Hoxha një letër me një listë ku ishin rreth 30 veta me urdhër që të pushkatoheshin në mënyrë sekrete që të mos merrej vesh në publik që i vranë komunistët. Gogo Nushi tha: “Unë u habita se të tërë njerëzit që ishin në atë listë nuk ishin fashistë ose bashkëpunëtorë të pushtuesve, por ishin patriot të lidhur me Luftën Antifashiste, madje dhe komunistë. Enver Hoxha ka ndërhyrë dhe i ka thënë: “Ti vetë na ke shkruar dhe i ke kritikuar këta njerëz”. Gogo Nushi është përgjigjur: “Shoku Enver unë u kam shkruar se këta njerëz kanë disa gjëra të paqarta, disa pakënaqësi, me qëllim që ne t’i sqarojmë t’i bindim por jo t’i pushktatojmë...

k.c.

e plotë:

http://mapo.al/2013/07/25/liri-belishova-cna-ka-thene-enveri-per-bomben-ne-ambasaden-sovjetike/

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Mor Liri. Thuaji nje cik nejrzve se cfare terrori ke bere ti moj zonje ne Konferencen e famshme te Tiranes? Filloje nga vetaj kritiken dhe akuzen pastaj fol per Enverin...

Submitted by Anonim (not verified) on

PO  DESHEN TE VENE TE HUAJT NE KRYE TE VENDIT NUK KE C'BEN MOJ BELISHOVA.AGJENTURAT NUK PYESIN PER POPULL.

RROFTE VEPRA E SHOKUT ENVER HOXHA!

Submitted by pilo (not verified) on

Kur ben ideologen edhe kjo Jozefina e kohes se Enverit.....

Submitted by Dardan (not verified) on

Keta njerez te perlyer koke e kembe, gjenerata qe polli monstrat e "se djathtes" se sotme shfrytezojne censuren e rrepte qe i behte fleresimeve te epokes se Enverit dhe te gjitha krimet, gjynahet dhe poshtersite e tyre ja hedhin atij qe e mbrojti lirine dhe pavarsine e Shqiperise me shume nga kushdo shqiptar tjeter.  Mua me duket se balta qe hedhin keta buburreca me shume e larteson figuren e Enver Hoxhes duke e fryre ate si nje figure legjendare. Nese shekulli i 15-te mbeti si shekull i Skenderbeut per Shqiperine, shekulli i 20-te mbetet si shekull i Enverit.   (ndofta mund te quhet edhe shekulli i Lubonjes a Lulit a Saliut , mundet te quheth edhe shekulli i pordhaceve te grupit PD.)

Submitted by tekniku (not verified) on

Ne fund te fundit besueshmeria e ketyre qe thote zonja vertitet midis urrejtjes dhe te vertetes,mllefit ndaj nje te vdekuri dhe kredibilitetit te nje te gjalli.Nuk mund te marr ane por  zonja Belishova kam pershtypjen qe qendron ne pershtypjet e saj personale qe nuk e di sa te besueshme jane.Dhe sikur te jene te verteta keto qe thote kujt i hyjne ne pune.Ne shqiperi eshte nje brez i tere i ri qe nuk di asgje mbi socializmin dhe Enver Hoxhen  por di cdo gje mbi xhaxhi Saliun qe e ka gojen me sheqer.Komb fatkeq c'fare halle ka dhe me c'fare merret.

Submitted by bbb (not verified) on

Ne France pas Luftes 2 botrore, u la qe historia e saj te shkruhej nga akademiket e historise pas 25 vjetesh. Perse? Sepse historia nuk mund te shkurhet nga ai brez qe e jetoi ai, por nga nje brez asnjanes qe me gjakftohtesi duke balalfaquar faktet, del ne konkuzione te drejta te se vertetes historike...Cdua te them me kete? A m,und ta shkuaje historine e luftes Belishova, Uran Butka apo ndonje tjeter? Pergjigja eshte jo...sepse ata jane nuk jane te paanshem...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Partia Komuniste Shqiptare lindi si një parti staliniste, jo si partitë e tjera të Ballkanit dhe të Evropës që kanë një të kaluar social-demokrate që kanë patur një lëvizje sindikaliste, bile dhe një parti liberale."

Pse kjo e vertete historike per shqiptart ne dallim me ballkansit?

Sepse shqiptart ishin nenshtrue plotesisht dhe pjeserisht ishni shkri me pushtuesin turk-osman aziatik, qe i la ne INJORANCE TE PLOTE. A nuk arrijne disa ta kuptojne kete ndryshim te shqiptarve me popujt ma te zhvilluem fqinje?

Submitted by Anonim (not verified) on

SI MUND TA PARANDALOJNE SHQIPTARET PERSERITJEN E HISTORISE SIPAS TE NJETIT SKENAR??????(PYETJE PER TE GJITHE)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.