Rinumërimi në Shkodër përfundoi: U mbars mali e polli një mi

Votat e 417 kutive të 8 KZAZ-ve të qarkut të Shkodrës janë rinumëruar kokërr më kokërr nga anëtarët e KQZ-së. PD-ja paralajmëroi hapje të kutive dhe në qarqe të tjera, dhe me këtë lanë të kuptohet se nuk do të heqin dorë nga beteja për transparencë, por rinumërimi në Shkodër rezultoi një show i kotë e i tepërt, përrveçse i paligjshëm (dhe sipas Kolegjit Zgjedhor). Rinumërimi nxorri që – sipas fjalës së Hysen Osmanit, komisionerit të KQZ-së – “PR-ja pretendoi një mandat, dhe pas verifikimit diferenca vetëm u thellua [në dëm të kësaj partie]. Nga 78 vota që ishte diferenca, ajo shkoi në 236 vota; pra, kjo forcë u sqarua dhe u bind se nuk i ishte cenuar vota; vota ka shkuar atje ku i kishte dërguar elektorati”. “Trukimi” pra ka qenë në nivelin e disa dhjetra votave, dhe “manipulatorët” kanë qenë ‘pa motivacione politike’.
Me sa duket e gjithë kjo ka qenë një tentativë për të bërë pis një proces. Por kjo tentativë doli huq.
Re.Pu.
Comments
Rinumerimi ka anen e vet
<p>Rinumerimi ka anen e vet pozitive. Tani jemi te bindur se sa vota ka secili subjekt dhe kemi hequr dyshimet per manipulime(te ndjeshme) nga komisioneret.</p><p>Ndersa, artikulli juaj me teper ngjan me nje deklarate qe mund ta lexoje nje zedhenes i PS-se...</p>
Per sa vota humbi Rama ne
<p>Per sa vota humbi Rama ne 2011?</p>
Pas te gjithe manipulimeve te
<p>Pas te gjithe manipulimeve te makinerise shteterore te Berishes, Rama fitoi me 10 vota. Pasi cuni i axhes dhe cuni dajes se Sales mbushen kutite per here te dyte, dhe pasi Sala ndryshoi rregullat e lojes na dolen me shume vota se votues ne Tirane, dhe na doli qe Basha ishte fitues. </p>
Add new comment