Basha është kryetar i PD-së, por … hë për hë është Berisha ai që ka fjalën

Lulzim Basha ka fituar postin e kreut të PD-së, por nuk ndihet. Flet për të Sali Berisha. Ai foli ditën e votimit për këtë post, ai foli pas votimit, ai foli gjatë numërimit të votave, ai foli pas numërimit, kur u bë e qartë se Basha fitoi 80% të votave, ai bëri një konferencë për shtypin lidhur me këtë fitore, ai ka dalë dhe këto ditë si kryeministër. Dhe ja, ai ka dalë dhe sot. Ja çfarë u thotë miqve të facebook-ut me logjikën “me u gjend Kola në punë”:
“Të dashur miq, burime nga selia mavi bëjnë të ditur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së, njeriut që e mundi Ramën në maj të vitit 2011, ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën, i cili nga maji i vitit 2011 vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten ‘kurban’ të Bashës”.
Nuk dihet se deri kur do të të flasë “ky anëtar i thjeshtë i PD-së” nga pozitat e kryetarit.
Re.Pu.
Comments
Nuk e ka certifikuar akoma
<p>Nuk e ka certifikuar akoma komisioni...</p>
Add new comment