‘Gay Parade’ në Budva, por aktivistët LGBT janë ndodhur nën agresionin e turmave histerike

Disa dhjetëra aktivistë LGBT nga Mali i Zi, Maqedonia, e Shqipëria kanë provuar të bëjnë një “Gay Parade’ në qytetin turistik të Budvës, por e kanë parë veten nën një agresion të paparë. Disa qindra vetë, banorë e turistë, i kanë qëlluar me gurë, me shishe dhe sende të tjera të forta, dhe kanë lëshuar thirrje “vdekje pederastëve”. Përgjatë dy orëve policët e ndërhyrjes së shpejtë të pajisur me skafandra e patën të vështirë të mbronin aktivistët LGBT, dhe ish në sajë të tyre, megjithatë, që nuk pati të lënduar.
Turma e acaruar e njerëzve përbëhej nga të rinj, burra, por edhe gra dhe vajza të reja që pështynin aktivistët, i fotografonin dhe u bërtisnin në kor. Ishte një histeri e frikshme. “Për fat të keq”, citohet të ketë thënë Cimbaljevic, një nga organizatorët, “sot pamë fytyrën e vërtetë të kësaj shoqërie”. Por i një mendiimi të ndryshëm ka qenë një organizator tjetër: “Eshtë e sigurt se nga sot Mali i Zi nuk do të jetë më si më parë; më keq se kaq nuk do të ketë, por besoj se pas kësaj gjërat do të bëhen vetëm më mirë”.
Re.Pu.
Comments
E pse qenkeshin histerike

E pse qenkeshin histerike turmat qe kundershtojne daljen ne rruge duke shitur mend te ketyre (deleted)???!!!

Shpiegimin gjeje tek Freud

Shpiegimin gjeje tek Freud :). Ai e ka thene shume bukur.

Pa kurrefare dyshimi, popujt

Pa kurrefare dyshimi, popujt ballkanike jane popujt me injorante e te eger te Globit!

Injorante se merren me vogelsira duke anashkaluar gjerat me te rendesishme; te eger se sillen si shpellare te drejtuar nga instinktet dhe aspak nga logjika.

Une jam 100% heteroseksual, i martuar me nje te huaj me te cilen kam nje vajze 3 vjeçe, por asnjehere, e perseris asnjehere, nuk kam patur ndonje paragjykim per homoseksualet, qofshin femra qofshin meshkuj. Perkundrazi, njohim shume prej tyre, si une si ime shoqe, njerez shume korrekte, te edukuar e bujare, disa prej te cileve hyjne e dalin ne shtepine tone.

Eshte interesante te shohesh se hienat me te egra anti-homoseksuale jane ato qe kane nje bagazh kulturor te ulet, fale familjeve patriarkale autoritare. Kultura e ulet nuk ka te beje me arsimin se njoh njerez me dy apo tre diploma, por qe ora u ka ngecur shekuj prapa ne kohe.

Po te kishim mundesine te benim nje debat konstruktiv me keta njerez apo shembelltyra njerezore, do te doja t'ju beja nje pyetje te vetme: PERSE I URRENI KAQ SHUME NJEREZIT ME GUSTO SEKSUALE TE KUNDERT?

Me qarte akoma, ç'pune iu prish prania e homoseksualeve? Renditni arsyet me detajet me te hollesishme ne menyre qe t'i analizojme seriozisht!

Eshte me te vertete e tmerrshme te shohesh skena te tilla ne mijevjeçarin e trete; kjo tregon se jemi ende nje specie primitive perderisa kerkojme por nuk japim liri, kerkojme por nuk japim te drejta dhe mundesi, kerkojme por nuk japim te mira materiale, kerkojme por nuk japim respekt dhe dashuri! As kafshet nuk jane kaq te uleta sa ne!

jam shume, shume dakort me ju

jam shume, shume dakort me ju U.S.A dhe dua te shtoj qe kafshet nuk ngrihet te protestojne kundra krimit, e grabitjes qe eshte uliur kembe kryq na jugu i shqiperise e deri ne kufi me kroacine ku edhe jeten nuk e ke te sigurte 8ne te gjitha vendet si bosnja, mali i zi, shqiperi, ish republika jugoslave e maqedonise dhe serbia. ky veprim tregoi edhe nje here qe kjo pjese e europes edhte vite drite pas dhe e zhytur ne erresire. Gay-t nuk i prishin pune askurrkujt dhe jane normale e biles njerez me te mire se shumica e ketyre injoranteve qe i gjuajne me gure. dhe natyrisht shume here me te mire e me bon-citizens sesa hajdutet e kriminelet qe jetojne ne keto shtete

shkrim i drejtë për mendimin

shkrim i drejtë për mendimin tim me një përfunidim pak të gabuar:"kerkojme por nuk japim liri, kerkojme por nuk japim te drejta dhe mundesi, kerkojme por nuk japim te mira materiale, kerkojme por nuk japim respekt dhe dashuri!"

këtu është gabimi për mendimin tim!!

-ne nuk kërkojmë liri!ne kërkojmë prijësin e rradhës,ne kërkojmë shtypjen e kundërshtarit mëtë dobët,ose shtypemi prej tij kur jemi në pakicë!!prandaj nuk mund ta pranojmë ti japim liri më të dobtit,më të paktit në numër!!

-ne nuk kërkojmë të drejta!ne kërkojmë të drejtën për të qënë më mirë se kundërshtari ynë dhe në të njëjtën kohë shkelim të drejtat e tij!!ne përfitojmë kur kemi mudësi por asnjëherë nuk i japim mundësinë tjetrit të jetojë si ne!!

-ne respektin e zëvëndësojmë me përuljen frikën,ne dashuri quajmë nënshtrimin!!rrespektin nuk e krijojmë,por e grabisim,ose na grabitet!që të respektohesh duhet të respektosh,që të dashurohesh duhet të dashurosh!!

një faktor tjetër është mosnjohja e këtij fenomeni!!injornca bën të sajën!!kundërshtarët mendojnë se të qënit homoseksual është një mënyrë jetese që zgjidhet nga personi!mendojnë se dekllarimi i saj ose dalja hapur në shoqëri do të shtojë,"infektojë" shoqërinë!!si çdo mosnjohje dhe kjo sjell frikën e saj!!

akoma në anët tona nuk kanë kuptuar se ti japësh liri dikujt nuk do të thotë heqësh tënden!nuk kanë kuptuar se liria sjell liri,skllavëria sjell skllavëri!!në liri në çdo pozicion që të jesh je i lirë,në skllavëri ndryshojnë pozicionet!!

për fatë të mirë ne kemi përparuar në dije e teknikë,por aspak në mendim!!mendimi njerëzor si dhe historia nuk hecin në drejtim linear,përpara!!historia na ka treguar periudha të arta dhe periudha të plumbta!!ka treguar shkëlqim dhe erësirë,por në fund të fundit nuk kemi mësuar aspak!!

qytetrimit greko-romak ju deshën pothuajse 1'000 vjet përparim,kurse për ta çbërë atë e për të hyrë në errsirën mesjetare u deshën më pak se 1/2 shekulli!!

Amerikanet Jane populli me I
Amerikanet Jane populli me I bute dhe me pak injorant ne bote. Ata Jane te paret qe po merren me gay and lesbian, menyren e tyre te imponuar te mendimit perpiqen tua ekspertojne te tjereve. Ti ketu ku je, futi ne shtepi dhe si I thone fjales- ne koke te femijeve..
Fitore, nuk qenkemi te fundit

Fitore, nuk qenkemi te fundit ne Evrope. I lenkerkemi pas montenegrinet.

Po, pra!Vetem nje homo kemi

Po, pra!Vetem nje homo kemi ne Shqiperi, ai i BB nga Lezha. Gjithe te tjeret jane hetero me gra dhe femije qe mbeshtesin ceshtjen e tyre. Eshte e thjeshte fare. Askujt nuk i behet vone se si e me ke e ben seksin brenda ne shtepine tende, dhe s'ke pse na del rrugeve per te bere parakalime se qenkerke krenar qe je i tille. Nuk kemi degjuar kurre te vritet apo keqtrajtohet njeri ne Shqiperi se eshte homoseksual. Maksimumi te therrasin me qesendi B...Q...qe eshte fjala e sakte shqip per kete orientim seksual.

Add new comment