B.Haxhiu nuk u ndahet islamikëve radikalë: Po e përdjallëzoni fenë e vërtetë

Postuar në 23 Korrik, 2013 15:42

Gazetari Baton Haxhiu e ka bërë kauzë të vetën, qëndrimin e prerë kundër islamit radikal në Kosovë. Pas disa reagimeve të islamikëve (fotoja, ilustrative) mbi shkrimin e tij të javës së kaluar, në trajtën e një përgjigjeje kolegut të tij nga Zvicra, Xhemal Ahmeti, Haxhiu është kundërpërgjigjur me një shkrim tjetër. Në fakt, një letër e hapur, e titulluar “të dashur radikalë islamikë”. Ja si u drejtohet Haxhiu këtyre grupimeve: “Racizmi, që ofroni si metodë linçimi, manifeston qartë padashurinë që keni ndaj këtij vendi. Kjo sepse JU përdjallëzoni islamin normal, demonizoni normalitetin e krijuar si kulturë religjioze në Kosovë, të cilën e kemi pasur tradite dhe që buron nga një histori plot vuajtje. Dallimi juaj prej nesh po krijon shok kulturor, të cilin edhe unë e përjetova kur tash me shkronjat qëndruat përballë meje duke fyer dhe duke përndjekur atë që kisha shkruar me ndjesinë e njeriut të Kosovës. Shikimi i juaj për Kosovën dhe besimin m’i ngjet njerëzve të uritur deri në eshtra për urrejtje, të cilët askujt nuk i tregojnë për atë që ata shohin. Por çdo ditë krijohen rrëmuja të kompetencave nga një konkurrencë brutale ndërmjet xhamive dhe klerikëve,të cilët, grinden për “florinjtë” dhe të hollat e dhuruara”.  

Shkrimin e plotë e gjeni edhe në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2013/07/23/te-dashur-radikale-islamike/

A.K

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Ky shkrim i Batonit te le per te deshiruar. Ai mundohet te thote dicka, por nuk e di as vete se cdo te thote. Do ishte mire qe ta rishkruante edhe njehere shkrimin, edhe pertej termave raciste, qe na &nbsp;tregon se qenka i bardhe dhe evropjan, te thote troc dhe shqeto si eshte puna!</p>

Submitted by A.K (not verified) on

<p>Fotoja e Respublices le per te deshiruar gjithashtu. Radikalet islamik dhe vendos ne foto nje njeri mysliman me mjeker qe sapo ka nis me fal namazin.....islamofobi paragjykuese ne maksimumin e saj te lejuar viziv.</p>

Submitted by Kakanaj (not verified) on

<p>Plako mos u merzit, ky eshte stereotipi qe kane ne koke Andi Kakanaj per &quot;myslimanet radikale&quot;. Mjafton qe te kesh pak mjeker dhe pantallone te shkurtra se ta vene targen keta &quot;te ndriturit&quot; e kombit: Al Kaeda, Radikal etj etj. Shiko sa horizont te ngusht qe kane keta &quot;te ndriturit&quot;.<br />Pastaj mos u merzit o burr, fotoja dhe shkrimi jane bere nga nje pretendent per komunist qe i ka mbush mendjen vetes se duke pi raki tek Radio, duke mbajt ca floke te gjata dhe icik mjeker do behennje dite te tille. Ti e di qe gjasme komunistet e kane hale ne sy fene</p>

Submitted by Bard (not verified) on

Baton Haxhiu do t'i bente nje sherbim te mire kauzes se vet sikur te ofronte perkufizimin e "islamit normal"(sipas tij).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.