Bebi 4 kilësh i princeshës Kejt, Anglia në festë. Ekonomia britanike po ashtu

Është djalë i porsalinduri i princeshës Kejt Midëllton dhe princit Uilliam, dukesha dhe duka i Kembrixhit. Të gjitha agjencitë e lajmeve po transmetojnë këto minuta lajmin e shumëpritur, për foshnjen që është personi i tretë në rradhë për fronin mbretëror britanik. Ndryshe nga ca spekullime fillestare (nisur nga disa thënie nënkuptuese të princeshës) se fëmija mund të ishte vajzë, bebi që lindi në seksionin privat të spitalit Saint Mary në Londër është një djalë mbi katër kilogramësh. Nëse për hir të traditës, kuriozitetit dhe joshjes që prodhojnë lajmet nga familja mbretërore britanike, gjithë bota i ndjek me etje të rejat e kësaj natyre, ekonomia ishullore ka edhe një arsye më shumë: Thjesht lindja fatlume do të japë një impakt pozitiv në ekonomi, ku specialistët llogarisin një shtim të xhiros së shitjes me pakicë në mbi 370 milionë dollarë vetëm këto dy muaj. Në ç’mënyrë? Vetëm me pijet e shitura për festat popullore që do të mbahen, dhe me suveniret e shumta lidhur me rastin. Pa harruar bastet e çmendura britanike për emrin e bebit, që ua vënë buzën në gaz kompanive të sektorit.
a.k
Comments
une them se do t'a kete emrin
<p>une them se do t'a kete emrin me gjashte germa,ku tre jane zanore dhe tre bashketingellore.Do t'i filloje me G dhe do t'i mbaroje me e,kush do veje bast?</p>
na plasi by....se polli ajo e
<p>na plasi by....se polli ajo e se u poll ky, c'a mut lajmi eshte ky, kujt i intereson ne Shqiperi </p><p>po c'a ben oMuc, e bere gazeten bulevardeske......</p>
Add new comment