Vehbiu flet për lëvizjet nacionaliste të këtyre kohëve. “Janë ninulla kombëtariste”, thotë

Postuar në 22 Korrik, 2013 13:20

Ardian Vehbiu e nis një shkrim të tijin me titull ‘Ninulla kombëtariste” me Koço Danajn, që ka bërë me dije se do të mbledhë një milion firma për një peticion mbi Shqipërinë natyrale (shifra 1 milion është bërë shumë joshëse këto kohë; e përmendte shpesh Spahiu si numër votash që do merrte; e përmendin tani dhe socialistët si numër votash që kanë marrë). Vehbiu nuk ndalet gjatë tek Danaj, por merret me tezën e shtetit komb që, sipas tij, është bërë argument për debat në blogun “Rrethi i Ferrit” të Shinasi Ramës, dhe me një nëntezë, që thotë se qendra e shqiptarizmës nuk është më Tirana, por Prishtina.

Shkrimin e mbyll me fjalët: “Së bashku me nismat “natyrale” të Koço Danajt, përpjekje të tilla, sikur të mos ishin të vetëkufizueshme (self-limiting) dhe pa peshë politike e ideologjike të mirëfilltë, do ta rrezikonin fatin dhe mbrothësinë e shqiptarëve si komb më tepër se ç’po e rrezikojnë paritë e korruptuara – në Tiranë, në Prishtinë, madje dhe në vetë diasporë.”

Artikullin e plotë e gjeni në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/07/21/ninulla-kombetariste/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

<p>&nbsp;e cfare se paska folur vehbiu?? &nbsp;kush eshte ky??..............</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Vehbiu eshte nje gjuhetar i vemendshem, por kjo nuk e ben politolog apo historian te mire. Komenti i tij eshte thjesht nje koment dhe jo analize qe kerkon vemendje me teper se nje koment me teper personal dhe i paplote e i pa-argumentuar.
Do te kishte qene me profesionale qe ju te sillni ketu argumentin e Rrojit, Rames, Danaj, etj., ne vend qe te sillni nje koment te ceket e tangental te nje gjuhetari per nje koncept a mendim politik.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; Duket qe nuk njeh asnje nga ata qe permend,&nbsp; as e ke idene se cfare idesh apo logjike perfaqesojne. Mbase eshte me mire te informohesh ne pergjithesi, pastaj te gjykosh...per momentin, gjykimi qe shpreh, tregon vetem se je injorant per keto qe po diskuton.</p>

Submitted by Gjergji (not verified) on

<p>A mor Vehbi mor Vehbi...kaloresi i antinacionalizmit ti...ke qelluar ne Shqiperine e &quot;paqyteteruar&quot; se te ishe ne vendin e fqinjeve tane Greqise,Serbise apo Maqedonise e shihje çfare rezultati te jepte vjellja ne blog kunder nacionalizmit...po tek e fundit ne po durojme Dulen dhe Bollanon...s&#39;po te durojme ty...</p>

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>&nbsp;Megjithese rrezikoj te dukem tifoz i Vehbiut, po nderhyj pasi kam deshire qe zerat mes shqiptareve te degjohen nga njeri tjetri, sidomos kur zerat vijne per mire. Gjykimi i Vehbiut, si antikombetar (se antinacionalizmi eshte nder, packa se ti e thua si sharje), eshte i ceket, i pa nxjerre nga aktiviteti personal i tij. Krahasimi qe i ben me Dulen dhe Bollanon eshte me shume se qesharak. Kur nuk jeni te sigurt se per cfare po flisni, me mire mos e beni, se dukeni keq.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.