Zhgënjimi, Olldashi ekspozon votën, hedh dy rromuze dhe largohet. Pritet numërimi

Postuar në 22 Korrik, 2013 13:51

Kandidati Sokol Olldashi, mesa duket nuk zgjodhi më kot që të votojë në fund të ditës së zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së, ndryshe nga rivali Basha që votoi paradite. Pasi ka ndjekur ecurinë e procesit, Olldashi u shpreh me një indinjatë të përmbajtur, mbi problemet me listat e anëtarëve të PD-së, duke u kërkuar ndjesë atyre që nuk votuan dot. Por jo vetëm kaq. Olldashi indirekt shprehu edhe pakënaqësinë për numrin rendor në fletën e votimit, duke identifikuar në mënyrë demonstrative fletën e tij. “Votova në fletën 411002,” tha Olldashi. Batuta tjetër e tij, ishte një falenderim “për të gjithë rivalët e mi”, një nënkuptim jo fort i zorshëm për mbështetjen e fuqishme që ka marrë Lulzim Basha nga kryetari Berisha dhe rrethi i tij. Olldashi ka nxjerrë disa piketa të vetat në fushatën demokrate, dhe mbështetja nga baza nuk i ka munguar, duke i krijuar bindjen se realisht mund të ketë shanse për të në këtë garim. Por zor se ka gjasa që rebelimi i tij të kalojë stadin e batutave.

 

A.K

Comments

Submitted by bledi ne emigrim (not verified) on

<p>Ky Ohlle deledashi me duket se e kuptoj qe ben pjese dhe kantidoj per kryetar i partise komunistedemokratike te shpellareve shqiptare! Apo jo?!</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Lesh, o lesh. Tani e pa Olldashi qe Berisha dhe familja ishte pro Bashes. Atehere qenka nje koqe kandari dhe si i tille nuk e meriton te drejtoje PD...

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Mesa duket Olldashi e ke me te lehte te perballoje me dinjitet humbjet ndaj Rames sesa humbjen ndaj Bashes</p>

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>me të vërtetë ka kujtu ky trap se ishte tu bo një garë &uml;të pastër??nuki thanë se je sa për numur??njëlloj si namik dokle kundër rramizët herën e parë!?megjithëse mund të ketë ndryshuar mendim gjat mitingjeve me antarët e PDsë!!kot si thoë &quot;duke ngrënë vjen oreksi&quot;!!kolit të shkretë iu ka mbush mëndja se mud të zgjidhej dhe ai krietar!!kundër vullnetit të naltmadhnisë së tij skënderbeut të kombit shqiptar!!o kol kallëpi ke fluturu me presh or shpirt!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.