Braçe: Veç Berisha nuk duhet të flasë për manipulime

Postuar në 22 Korrik, 2013 11:14

Ka reaguar Erjon Braçe pas deklaratës së PD-së se “janë manipuluar zgjedhjet dhe se zgjedhjet nuk do njihen”. Qëndrimi i Braçes është i gjatë, i detajuar, i shoqëruar me shifra të shumta, por në thelb ai përpiqet të shpjegojë atë që ka ndodhur në Lezhë Ja pjesa më e rëndësishme e këtij reagimi: “1. Në qarkun Lezhë zgjedhjet ishin të vështira, jashtë çdo normaliteti, të dhunshme e të pandershme, deri me pengmarrje, rrahje, gjymtime, plagosje e vrasje, pas të cilave, viktimat e dokumentuara nga policia dhe prokuroria kanë qenë të opozitës!! 2. Vendimmarrja e KQZ-së, kryesisht për shqyrtimin e ankesave të palëve, hetimin administrativ, rinumërimin e votave si produkti më i rëndësishëm i këtij “hetimi”, është totalisht e paligjshme, e njëanshme e politike! 3. Rinumërimi u krye kur kutitë e votimit, për 25 ditë me radhë u administruan jo nga palët (pra palët e legjitimuara në proces siç janë QV e ZAZ) por nga qeveria, ekskluzivisht nga një njeri i pushtetshëm, Sali Berisha dhe njerëz të rrethit të tij të ngushtë familjar!”

Qëndrimi i plotë i tij gjendet në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/22/sali-berisha-ti-duhet-te-heshtesh-lezha-te-nxori-blof/

Re.Pu.

Comments

Submitted by AFA (not verified) on

Ku duhet harruar gjithcka perpara zgjedhjeve, frika, terrori psikologjik, pjesemarrja e administrates, presioni mbi administrate dhe sektor privat, mitingjet ku merreshin njerezit me zor, venia e te gjithe mekanizmave te shtetit ne funksion te partise shtet etj dhe perseri ai rezultat. Nuk duhet harruar se per 4 vjet me rradhe PD shkeli me kembe duke mohuar cdo kerkese te opozites. Nuk respektoi asnje kerkese te saj duke mos e trajtuar si nje pale me 50% te votave por duke e trajtuar si nje ZERO me bisht te gjithe elektoratin qe ne 2009 votoi kunder pd. Pra, ne 4 vjet PD dhe Berisha nuk respektoi asnje kerkese per konsensus, per bashkepunim. I vetmi institucion qe u dha ishte avokati i popullit. I VETMI. Sot po rrumbullakosin ne nje 360 gradesh talljen publike me njerezit dhe pacipesine. Po na del sikur zgjedhjet i paska manipuluar opozita dhe jo pushteti me gjithe propaganden, presionin dhe pashaportizimet e tij ilegale me zgjedhes nga jane e nga nuk jane. Megjithe biletat falas te avinove te ofruar per mbeshtetes te ardhur ne Shqiperi etj etj dhe perseri arriti ate rezultat qe arriti. PS te kerkoje perseritjen e votimit ne te gjithe KZAZ me probleme te Lezhes. Kudo ku ka patur probleme ne lidhje me listat dhe rezultatet e kutive, duke qene se ka perplasje tek te cilat luhet nje mandat duhet te ribehen zgjedhjet. Vetem ne ato KZAZ ku ka perplasje. Ne vende te tjera nuk ka perse te ribehen pasi rezultatet ne raport me perplasjet e shifrave sido qe te kthehen nuk jane faktor qe ndikojne ne ndarjen e mandateve.

Je me i bute sec duhet Brace, ndersa Edi te zgjohet atje ku eshte dhe t'i dale zot kesaj pune. Nuk ka perse e toleron.

Submitted by pilo (not verified) on

Nje pyetje:

-rinumerimi i KQZ u krye nga 2 persona kurse numerimi gjate zgjedhjeve nga 5 ( apo 7?), pervec prezences se veshguesve, monitoreve ,etj.

Perse rinumerimi konsiderohet me i besueshem po te kihet parasysh se ne shume raste percektimi i votes shpesh eshte interpretim, psh nje vote qe ne numerimin e pare eshte quajtur e vlefshme per X parti ,gjate rinumerimit mund te konsiderohet e pavlefshme dhe rezultati ndryshon. Pra pse 2 vete kane me teper besueshmeri se 5 apo 7?

(Duke lene menjane ruajtjen e pasigurte te kutive te votimit ne magazina kusherinjsh,manipulimet me materialet zgjedhore ,etj)

Ka ndonje ekspert Respublica te na jape ndonje pergjigje?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.