Lajmi i mbrëmjes dihet qysh në mëngjes: Basha, kryetar i PD-së

Ajo që do ndodhë sot në PD është paralajmëruar nga media e gazeta afër Berishës, që kanë ndjekur gjatë gjithë kohës “strategjinë” e këtij të fundit, dmth nuk kanë mbajtur anë dukshëm, por nuk e kanë maskuar hiç tifozllëkun në favor të Bashës. Panorama i ka dhënë hapësirë Olldashit, por qartazi më pak se sa rivalit të tij. Mapo edhe sot dilte në faqe të parë me një foto të madhe të Bashës, sidoqë titulli ishte neutral: “Basha, opozitë të fortë; Olldashi; do fitojmë zgjedhjet më 2015”.
Por fundin e “garës” e ka paralajmëruar dhe fushata e Olldashit, e cila ka qenë e planifikuar qysh në krye të herës me objektivin për të dalë i dyti. Dhe mbyllet me këtë objektiv. Dje ish planifikuar një tubim i tij në pallatin e sportit Asllan Rusi, por ka qenë vetë kandidati Olldashi që e ka anuluar. Pse? E thotë ai vetë: “M’u duk jo e bukur për PD-në që paralelisht të mbaheshin dy tubime në të njëjtën kohë. Do dukej si ndarje demokratësh, por ne nuk kemi nevojë për këtë gjë” (!!!!)
Agjencitë e lajmeve mund ta raportojnë qysh tani lajmin e mbrëmjes: Kryetari i PD-së quhet Lulzim Basha. Madje, Mero Baze, një njohës i mirë i historisë dhe përplasjeve në PD, kish parathënë dhe rezultatin që, sipas tij, është pjesë e scriptit të garës: 67 me 33 përqind.
Re.Pu.
Comments
Kryetar i PD do jete Sali
<p>Kryetar i PD do jete Sali Berisha. Gjithe anetaresia do shkruaje ne fleten e votimit emrin e tij. Nuk ka kuptim, pas gjithe atyre loteve, ndersa Sali Berisha eshte gjalle, te dale dikush ta zevendesoje! Prandaj, demokrate te gjithe vendit bashkohuni: Shkruani ne fleten e votimit Sali Berisha! Dhe kur te vdese Sali Berisha, ta shpallim Kryetar te Perjetshem te Partise Demokratike. Sa te ekzistoje PD, vetem Sali Berisha Kryetar. Te tjeret qe do zgjidhen pas vdekjes se tij, larg qofte, do quhen "Kryetare ne Detyre"!!! Perpara!</p>
66- 33 i bie te jete gare
<p> </p><p>66- 33 i bie te jete gare dhe jo farse si ato ku zgjidhet Rama pa rival dhe Meta me rival Luan ramen</p>
Add new comment