Votimet në PD, fleta me numër serie. Bie vota e fshehtë

Postuar në 22 Korrik, 2013 07:15

Autoironia shpaloset me gjithë madhështinë e vet në zgjedhjet e Partisë Demokratike për kryetarin e ri. Dëshira e kryetarit “në largim” të partisë për të mbrojtur e numëruar çdo votë (deklaruar disa herë këto dy ditë nga Berisha lidhur me zgjedhjet parlamentare), ka marrë përmasa posesive kur vjen puna për votimet brenda partisë. “Hije manipulimi në PD”, thotë Shqiptarja.com, që ka hedhur online një fletë votimi të fotografuar, ku dallohet qartë numri i serisë së fletës, çka e skualifikon menjëherë kuptimin e votës së fshehtë. Kjo sepse shumë kollaj marrësi i fletës së votimit dhe zgjedhja që ka bërë ai mund të identifikohen më pas. Përtej problemeve me listat dhe mosgjetjen e emrit të shumë anëtarëve, kryeproblemi duket se është pikërisht ky: Drejtuesi në dritë i PD-së (që prej të nesërmes do të jetë shefi në hije), kërkon të dijë se sa dhe cilët votuan për këdo prej dy kandidatëve. Në fletën e votimit për zgjedhjet kombëtare (parlamentare apo pushtet vendor), numrin e serisë e përmban vetëm kondrabileta që i mbetet komisionit, jo ajo që i jepet votuesit.

A.K

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Po pse cfare te keqe ka? Nuk kane te drejte kandidatet te dine se ke kane kunder? Kjo eshte transparence. Ndryshe nuk do te dinin edhe ke kane &quot;pro&quot;, pale ata &quot;kunder&quot;.</p>

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Ju ka vene sekretari i PPSH ne rresht dhe po ju ben zbor. Po fshin bythen me voten tuaj te &quot;fshehte&quot;.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Jo me kot, gjithe deputetet dhe anetaret e keshillit kombetar u urdheruan te votojne ne seline e PD. Perndryshe do te kishin votuar ne lagjen apo qytetin ku banojne.
Tani secilit do ti gjendet vota ne menyre shume demokratike dhe do ti thuhet. Ti je me mua dhe Berishen, ti je kunder....

Submitted by Joni (not verified) on

<p>C&#39;fare zgjedhjesh jane keto, zgjedhje te verteta u bene ne PS me Maqo Lakrorin, apo jo Respublica?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.