Bllokimin e kandidimit tim e kam peshqesh nga Dako, thotë Agron Duka

Deputeti i Partisë Republikane, ish deputet dhe ministër i qeverisë socialiste, Agron Duka, ka folur në një intervistë për gazetën Shqip. Duka ka thënë mendimin e vet për humbjen e të djathtës, për opozitën e re që po përvijohet, por edhe për shmangien e emrit të tij nga lista e PS-së, një ngjarje që u komentua jo pak përpara zgjedhjeve. Duka shprehet se bllokimi i kandidimit të tij nuk kishte lidhje me qenien e kunatit të tij Lefter Koka, gjithashtu kandidat i koalicionit të majtë (LSI), siç tentoi ta përdorë për alibi edhe kryesocialisti Rama. “Arsyeja e vërtetë e këtij moskandidimi ishte 'kërcënimi' i pushtetit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit nga prezenca ime si deputet i Partisë Socialiste në këtë qark”, tha Duka. Madje për Dukën, pushtetin real dhe kompetencat organizative në PS nuk i kanë krerët e degëve, por kryetarët e bashkive të majta.
A.K
Comments
Hajt tani, leri llafet dhe
<p> Hajt tani, leri llafet dhe shko ne origjine. Shko tako Ramen per inat te Dakos o Dukas...</p>
mendoj se Duka ka te drejte,
<p>mendoj se Duka ka te drejte, PS ne durres komandohet nga bashkia, strukturat jane inekzistente, anetret e PS ne durres e dine shume mire qe ligjin e ben Vangjushi, kryetari i Ps se qarkut dhe gjithe drejtuesit e tjere jane te katapultuar aty sipas oreksit te Dakos, ne Durres as fitoret e as humbjet sjane analizuar kurre!</p>
Add new comment