Agron Tufa u fut spica personazheve të medias, dhe ndër ta veçon … Fevzin

Postuar në 22 Korrik, 2013 04:30

Një shkrim i Agron Tufës, i publikuar online para ca ditësh, është rimarrë sot nga Tema. Në këtë shkrim, Tufa denoncon personazhet e medias, të cilët “e kanë pasur kohën e bollshme të na bindin, që i vetmi rol i tyre është jenë ‘viagra’ të pushteteve politike”. Dhe tek personazhet e medias sheh tre palë: “njëra e nxjerr karburantin e makinerisë së servilizmit nga pozita në pushtet, tjetra – nga opozita, [ndërsa] një palë të tretë, e cila në sajë të stazhit të gjatë të përvojës e ka pasuruar skemën, duke e nxjerrë karburantin edhe nga pozita edhe nga opozita”. Dhe këtu del në vendin, për ku është nisur qysh në fillim, tek Blendi Fevziu, të cilin e quan Fevzi (në trajtën e shquar). Thotë shumë gjëra për këtë “qerrata të madh”, por bie në sy një nënvizim i tij:

“[Fevzi] nuk i refuzon shtrimet e çështjeve të nxehta në studion e tij. Por ndryshe edhe nga ata, që nuk hezitojnë, më të rrallë, t’i shtrojnë çështjet e problematikat e mprehta publike për diskutim, Fevzi, këto çështje të zjarrta i sjell në studio për t’i fikur, apo më saktë, për t’i çaktivizuar. Kështu … Fevzi është marrë profesionalisht me çaktivizimin dhe çminimin e çdo problemi të madh që e mundon shoqërinë tonë. Duke i rënë nga dera e pasme problemeve të mëdha, Fevzi e ka pranuar bujarisht ndezjen e debatit, por ama me të njëjtët alihoxhë e hoxhalinj i ka çaktivizuar në mënyrë të përsosur, duke ua heqë tejzat e zërit, pa e shteruar asesi asnjërën prej tyre. Natyra bizarre e kësaj intence thotë kështu: ekzistojnë problemet? Bujrëm në studion time! Aty do të fitoni… memecërinë e sigurtë! Dhe njëmend përftohet diç e mjegullt: çështjet e nxehta shtrohen, për ta u fol dhe këtu përfundon misioni.”

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun  http://www.gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=13094

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

<p>Fevzi eshte trajte e pashquar. Fevziu eshte trajta e shquar e patronimit qe ne shqipe del ne trajte te shquar.</p>

Submitted by Bard (not verified) on

Jo ndryshe nga Fevzi, edhe Tufa beri ç'mos per ti sherbyer pushtetit jo vetem si viagra intelektuale, por edhe si gjumendjelles te cilet benin qe pushteti te flinte me sigurine e rreme te fitores se padiskutueshme. Vetem 2 dite para zgjedhjeve vete Tufa ia ngrefte pushtetit seksin me optimizmin e tij, duke u shprehur vetebesues ne fitoren e mazhorances. Por s'ka asgje thelbesore ne te qenit intelektualisht i gabuar, derisa edhe koka te dimensioneve globale si Heidegger njihen per gabimet e medha, po aq sa per gjenine e tyre. Problemi qendron ne faktin qe keta intelektuale refuzojne te shohin realitetin edhe kur ai shendrrohet ne fakt te kryer. Tufa e ben kete duke ia hedhur fajin Fevzit, nderkohe qe ne vazhdimesi ne te njejten llogore. Pushteti nderkohe duket se e ka pranuar renien e tij, puna eshte qe duhet gjetur nje menyre per ti bere te kuptojne edhe apologjetet e tij qe ata jane po aq te peshtirosur sa pushteti qe mbrojten dhe qe u shemb brenda oresh.

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Nuk ka dialog, nuk ka tolerance ka vetem ZAPBERJE. Kush e kush ta bej zap tjetrin. E kane me individin dhe harrojne filozofine e se keqes qe i mbartin vete. Shikojne qimen te tjetri dhe harrojne traun te vetja. Vetem ne kete faqe pothuajse te gjitha shkrimet po ta vini re me kujdes &ndash; Nuk duhet ndonje kujdes i madh &ndash; jane kush e kush ta beje ZAP njeri tjetrin. Agron Tufa do te beje zap Fevziun. Fatos tarifa do te beje zap K. Islamin. Adrian Ndreca do te beje zap Memushajn e islamizmin. Sali berisha Edi Ramen e gjithe Shqiperine. Edi rama Sali berishen E gjithe shqiperine. Fatos Lubonja gjithe Hagen e gjithe planetin. Individe te tjere qe duan te bejne zap fatos lubonjen. Dantoni do ta bej zap Nanon e nano dantonin. Politikat, deputetet e PD duan te bejne zap deputetet e PS e anasjelltas. E nuk ka te mbaruar kjo pune. E nuk ka te mbaruar kjo pune; infalcion narcizimi; Zapberje kjo eshte muzika qe luhet ne shqiperi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.