Berisha ka ndërmend ta kthejë humbjen në fitore: Nuk njohim rezultatin e zgjedhjeve pa transparencë, thotë Bogdani, duke përmendur Lezhën

Tri javë pas pranimit të humbjes dhe dorëheqjes së Berishës nga kreu i PD-së si pasojë e rezultatit të thellë në zgjedhje, PD kërcënon se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve pa një transparencë të plotë të votës së shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, Gerti Bogdaniashtu si dhe disa ditë më parë, akuzoi maxhorancën e re të dalë nga zgjedhjet e qershorit se e ka arritur një rezultat të tillë përmes bashkëpunimit me vrasës serialë, trafikantë droge dhe me para të pista.
“PD i deklaron shqiptarëve dhe miqve dhe partnerëve të Shqipërisë se nuk do pranojë kurrë pushtetin e dalë nga këto zgjedhje as dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve të diktuar nga Edi Rama me vrasës serialë, trafikantë droge dhe para të pista pa transaparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe për këtë përgjegjësia do bjerë vetëm dhe personalisht mbi Edi Ramën”, tha Bogdani.
Ai komentoi rinumërimin e votave të Lezhës, ku sipas tij, deri sot në drekë rezultuan të vjedhura 1250 vota, në një kohë kur socialistët kërkojnë ndërprerjen e rinumërimit të votimeve në Lezhë dhe Shkodër si një bllof.
Zh.
Comments
Hajduti therret kapni
Hajduti therret kapni hajdutin...te pavarur prej me shume se 100 vjetesh e te mjere si 1000 vjet me pare. Nje rini qe rritet me idene e te pasuruarit shpejt pa pune pa lodhje. Eshte me kollaj te vjedhesh te trafikosh te besh te birin e deputetit apo te drejtorit qe darke per darke cojne ne shtepi thesin me para te zhvatura nga xhepat e kujt ska...
Add new comment