Shënim: Njoftohemi se parametrat fizike të liderit, janë optimale

Disa politikanë shqiptarë kanë një fetish të veçantë kur vjen puna tek ekspozimi i parametrave fizikë dhe cilësive sportive për audiencën. E kishte këtë Ahmet Zogu (me gjasë një element marketingu i huazuar nga Musolini); Hoxha jo dhe aq; ca kohë as Edi Rama nuk e shmangte dot demonstrimin e reflekseve të tij përpara koshit të basketit. Ndërsa kryeministri në ikje Sali Berisha e ka kthyer në ide fikse thyerjen e përvitshme të rekordit personal në qëndrimin mbi ujë në detin e Dhërmiut. Ndoshta e ka fajin mësimi i notit në moshë të madhe, njëfarë plotësimi i vonuar i Berishës, por zyra e tij e shtypit, thotë gazeta Tema, ka bërë me dije se Berisha ka notuar për plot 150 minuta në Dhërmi, duke e thyer kështu rekordin e vjetshëm me 10 minuta. Me këtë vullnet që demonstron, nëse do ta kishte mësuar notin në fëmijëri, sot Berisha do ta kalonte kohën më shumë në ujë sesa në tokë.
A.K
Comments
Tamam si zog apo hitler e ka
<p>Tamam si zog apo hitler e ka fytyren ky</p>
po keta pse sna tregojne
<p>po keta pse sna tregojne parametrat mental po na tregojne ata fizike...</p>
Se mos ka bere gje me te mire
<p>Se mos ka bere gje me te mire Sali Berisha. Ne uje mbeti dhe ne uje eshte. Me 23 qershor ia ndjeu bytha lageshtiren...</p>
Add new comment