Bernd Fisher: Ishte fat që Berisha nuk fitoi mandatin e tretë. Rama është njeri i zgjuar që di se ç’bën

Postuar në 21 Korrik, 2013 08:21

Në një intervistë të shkurtër për gazetën Dita, historiani dhe studiuesi i njohur amerikan, Bernd Fisher, ka bërë komentet e tij lidhur me disfatën që pësoi Berisha në 23 qershor, por jep edhe disa këshilla për qeverinë e re të Ramës. Sipas tij, humbja e PD-së në zgjedhje erdhi për shkak të korrupsionit, papunësisë dhe varfërisë, por edhe për shkak të autoritarizmit në rritje të Berishës. “Ndonëse trashëgimia e zotit Berishës u dëmtua gjatë mandatit të tij të fundit, ai do të kujtohet si figurë e rëndësishme gjatë tranzicionit të Shqipërisë. Në një farë mënyre mund të thuhet se ishte fat që zoti Berisha nuk fitoi një mandat tjetër, kjo sigurisht do të bënte të mundur që ai të shkatërronte tërësisht trashëgiminë e tij”, thotë Fisher. Historiani i njohur ka dhënë edhe pikëpamjet e tij për qeverinë e Ramës, duke i këshilluar që shqetësimet ekonomike të popullsisë të trajtohen urgjentisht dhe se shqiptarët meritojnë të kenë besim tek policia dhe drejtësia.

 

Intervista http://gazetadita.al/21-korrik-2013/

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nuk eshte fat qe Sali Berisha eshte ende ndikues te llumi i shoqerise, te pjesa me kriminale e shoqerise, madje edhe te nje force politike, e cila emrin e ka &quot; demokratike&#39; .&nbsp;</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Po z.Bernd ke sh te drejte, fat sh i madh qe humbi Sali Berisha dhe fitoi Rama me Ilir floririn. Ketij fati do ja shohim tymin sh shpejt</p>

Submitted by eni vetëvetja (not verified) on

<p>Fisheri shumë i butë me Berishën edhe ky duhet të jetë pjesë e Podestës. E kamë vështirë të gjej një të mirë që i ka bërë këtij vendi Berisha; shteroi lumenjt, zhduku pyjet, gryejti malet, shiti mëmëdheun, shkatrroi arsimin, shkatrroi shëndetësisnë, nxiti vllavrasjen, shiti pasuritë kombëtare, vrau njerëz ny faqe të gjithë botës, degjeneroi shqiptarin si njeri, është përgjegjës për gjithshka të keqe që ka të bëjë me këtë vënd, një vënd i frikshëm.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.