Basha thotë se projektin për ringritjen e PD-së e mbështetet tek përvoja e Berishës dhe s’thotë asgjë të re

Pasi kundërshtari i tij në garën për kryetar të PD-së, Sokol Olldashi, u shfaq disa herë në ekranet televizive për të shpalosur projektin e tij, Lulzim Basha është mjaftuar me një intervistë në gazetën Panorama, një ditë para zgjedhjeve, për të rrëfyer atë që ka ndërmend të bëjë nëse zgjidhet kryetar. Por, në fakt, edhe në këtë intervistë, Basha nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ripërsëritur ato që thotë çdo ditë përpara anëtarësisë demokrate. Pra, se ka mundur Edi Ramën në 2011 dhe ndihet krenar për këtë; se Berisha është i pazëvendësueshëm, prandaj ai do të vazhdojë drejtimin e partisë në linjën e tij (s’do mend!); se zgjedhjet e 23 qershorit u fituan nga e majta me shitblerjen e votës; se anëtarësia e PD-së është thesari i kësaj partie, të cilës i duhet kushtuar vëmendje; se do të rivendosë marrëdhëniet me shtresën tradicionale të PD, si ish të përndjekurit dhe ish pronarët, etj. etj. Por, asnjë fjalë për analizën e humbjes në zgjedhje, nxjerrjen e përgjegjësive dhe se si do ta udhëheqë ai opozitën e ardhshme në Parlament për katër vjet.
P.S Dikush t’ia kujtojë kryebashkiakut Basha se zgjedhjet e 2011-ës në Tiranë i fitoi (ashtu si i fitoi), me ndihmën e KQZ-së, por edhe me votat e LSI-së.
Intervista http://www.panorama.com.al/2013/07/21/basha-projekti-im-per-...
R.K
Comments
Shum njeri i pështirë ky
<p>Shum njeri i pështirë ky krenohet se ka vjedhur,krenohet se ka vrarë,krenohet se ka bërë tregti me truallin e vendit thuajse ja ka bërë dhoro vjeri dhe një i ri thotë do vazhdojë rugën e një të sëmuri psiqik zoti na ruajt</p>
Po kur Berisha, qenka i
Po kur Berisha, qenka i pazevendesueshem dhe me i miri, perse kandidojne keta me te keqij se Berisha? Kjo do te thote se kur nuk e coi PD ne fitore Berisha, qe eshte i paarritshem, nuk behet fjale qe as Basha, as Olldashi nuk kane per ta nxjerre PD nga opozita. Me ate qe po deklarojne, keshtu duket...
Add new comment