Shfaqet Ferdinand Xhaferraj: Njerëz brenda PD-së kanë punuar për humbjen

Postuar në 21 Korrik, 2013 03:08

Jo vetëm që e majta ka blerë votat, por edhe brenda Partisë Demokratike ka pasur njerëz që kanë punuar për humbjen e saj në zgjedhjet e 23 qershorit. Ferdinand Xhaferraj, sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në PD, ka dhënë një intervistë për Shqiptarja.com në të cilën hedh një tezë të re për atë çfarë ndodhi me PD në zgjedhjet e fundit. Pasi vlerëson Berishën për neutralitetin e tij në garën për Kryetar të PD-së, ashtu si nëpër të thotë edhe këtë fjali: “Por ajo që mund të them është se këto fakte tregojnë jo vetëm problemet e blerjes së votës nga ana e PS, por duket qartë që dhe vetë brenda Partisë Demokratike ka pasur një vullnet ‘gri’ që të ndodhte ajo që po ndodh aktualisht brenda Partisë Demokratike”. Por, se kush janë ata që mbartin këtë vullnet gri apo se në ç’mënyrë kanë punuar për të keqen e PD-së, Xhaferraj nuk guxon ta thotë.

Re.Pu

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Dmth ajo pjesa gri e PD-se ka ndotur ajrin dhe diellin e saj.

Ferd Xhafa si specialist rritjes se cilesise se ajrit dhe diellit i ka identifikuar faktoret ne parti(armiqte e brendshem) si dhe blerjen e votes nga e majta (armiqte e jashtem).

Eksperti ne fjale me siguri qe e rregullon kete pune. Perpara !!!!

Tung,

blendi

Submitted by Dardan (not verified) on

"Diellin do ta ndryshojmë",  edhe perandorët e mbretërit e mëdhenj, edhe shtetet dhe superfuqitë e botës nuk kanë guxuar të mburren aq shumë sa ky njeri me vlera të xeruara.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Me të tillë politikan ska si të ndodhë ndryshe prandaj duhet ti largojmë nga politika

Submitted by KRIPTOOPOZITARI (not verified) on

Xhaferr!

-Ka vetem nje zgjidhje me ju; KRIPTOOPOZITARIZMI.

-Ti mos u shqeteso se ne do ta kthejme ne sistem.... Keshtu i do mushka drute! Saliu me hile dhe ne me super hile!

Te fala Baba Saliut!

I thuaj qe te vazhdoje te mbledh kunguj ne kryesine e PD-se, dhe ata kunguj te mbledhin kungull pas kungulli.....Ne do te jemi brenda PD-se dhe do te ju luftojme nga pozitet e revizionizmit reçensiv.

Submitted by burbuqja (not verified) on

-Ferdinanti e ke fjalen per Aldo Bumçin, i cili ia la drejtimin e fushates ne qarkun e Lezhes, nje  anonimi, më kot se vete Aldo.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.