“Zullum” tjetër i ministrit të Mbrojtjes; Arben Imami liron 73 oficerë, sipas tij, “të kuq”

Më i përfoluri, më i anatemuari ministër i qeverisë Berisha për korrupsion dhe abuzime me detyrën, pa dyshim që ka qenë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili, në ikje e sipër, vazhdon të bëjë endé zullume. Në fakt, Arben Imami, me mburojë shefin e tij Berishën, me brutalitetin, skandalet e pa fund, e ka treguar dhe po tregon se nuk njeh ligj, nuk njeh rregull kur është fjala për babëzi në favor të tij, shefit apo njerëzve që ka mbajtur dhe po mbanë peng shtetin.
Gazeta Dita bën të ditur se humbja ndëshkuese në zgjedhjet e 23 qershorit ka bërë që hakmarrja antiligjore e primitive e Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami të shkarkojë 73 kolonelë e majorë, të cilët i gjykon se nuk punuan në zgjedhje që ai dhe forca politike që përfaqëson të rrinin në pushtet. Urdhri i firmosur nga Imami mban Nr. 1447 dhe datën 05.07.2013, por se më shumë se gjysma e të liruarve nuk kanë asnjë dijeni që janë larguar nga Forcat e Armatosura. Referuar fakteve, konstatohet se mes të liruarve, janë dhe ushtarakë që janë larguar nga ushtria ditën që kanë përfunduar Akademinë Ushtarake (6 të tillë), pikërisht atë ditë që duhet të merrnin funksionet përkatëse.
Ndërsa Presidenti i Republikës, që është njëkohësisht dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, në këto raste bën të paditurin(!)…
Zh.
Shkrimi i plotë dhe lista e oficerëve të liruar në linkun: http://gazetadita.al/imami-hakmerret-per-23-qershorin-firmos-lirimin-e-7...
Comments
si ju duket,ndoshta këto

si ju duket,ndoshta këto "zullume"mund të kenë lidhje me lajmin se KQZ po vërteton se PD është vjedhur??

mos vallë rritjet e rrogave dhe pensioneve nuk janë një "çmënduri"e qeverisë në ikje por një lojë mashtruese e qeverisë që nuk ka llogaritur të ikë??

mos vallë dhe ata gjeneralë që u zëvëndësuan ishin në të njëjtin plan??

mos vallë "Gjonçaj kish thënë gjatë debatit në KQZ, se “në Lundër, ku janë vendosur kutitë e votimit të gjithë vendit, janë ndryshuar votat dhe KQZ tani po i numëron ato”,thënjet e gjonçajt janë vetëm fillimi i asaj që po pregatit kjo qeveri!!!

heqje të oficerëve jo të manipulueshëm dhe vendosje në ushtri,të oficerëve të bindur!thjeshtë që të mos bëjë të njëjtin gabim si në '97ën!!???

për mendimin tim po vjenë erë e qelbur!

të shohim çdo të ndodhë???

Ju uroj suksese ne jeten

Ju uroj suksese ne jeten civile dhe gjithe te mirat . Po kur mendoj se ky ligj qe i referohen favorizon moshat e vjetra te ushtrise me vjen keq. Dhe si kane te drejte ata gjeneralet qe iken pastaj keta humben buken e femijeve dhe do te detyrohen te punojne ne pune te rendomta kurse ata dhe sidomos aBAZ llESHI qe e ka siguruar familjen per tre breza me leket qe ju ka zhvatur oficereve dhe kapterave fukarenj qahet kot.

Add new comment