KQZ rinumëron Lezhën. LSI: Kush deformon zgjedhjet, para ligjit. PD po përpiqet të heqë vëmendjen nga problemet e saj, thotë Kodheli

E majta është në avantazh në kutitë që po rinumërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Qarkun e Lezhës. Pavarësisht se dje u pretendua se kishte ndodhur një batërdi e vërtetë me votat, kutitë e para që po hapen sot po tregojnë se nuk ka pasur probleme. Deri tani është konfirmuar vetëm fakti se e majta ka më shumë vota se e djathta.
Ndërkaq, kryesuesja e listës së PS-së në Lezhë, Mimi Kodheli, ka dhënë një prononcim për Shqiptarja.com, ku thotë se PD-ja po gërmon thjeshtë për të gjetur probleme aty ku nuk ka. “Ajo që mund të them për këtë vendim është fakti se PD po gërmon, por do të gjejë vetëm “qenin e ngordhur”. Kjo është vetëm një përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha që kanë me zgjedhjet brenda tyre”.
Kurse sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka deklaruar se KQZ-ja gjysmake ka përdorur dy standarde duke u bërë dëshmi e keqpërdorimit si instrument i verbër politik nga PD. “Cilido individ apo trupë zgjedhore që ka cënuar duke vënë dorë, cënuar apo që ka defornuar procesin duhet dhe do të përgjigjet ligjërsisht”.
Re.Pu
Comments
Me voten e LSI-se (pikerisht
Me voten e LSI-se (pikerisht zt Muho) u hapen kutite per kryetarin e bashkise ne 2011! Pra mandati i kaloi zt Basha pas hapjes se kutive!ironi!
Add new comment