Islami thotë se fitoi pragmatizmi i LSI-së dhe se e majta përfitoi nga votuesit e lëkundur të PD-së

Postuar në 20 Korrik, 2013 05:24

Tashmë deputeti (se si tingëllon!!) i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka hedhur një tezë tjetër pse e mjafta fitoi zgjedhjet e 23 qershorit. Duke dështuar në të gjitha parashikimet e tij para zgjedhjeve; pra, se PS-ja nuk i fitonte zgjedhjet as me LSI-në dhe as pa LSI-në, Islami duket se e ka gjetur arsyen kryesore pse e majta triumfoi bindshëm: Ka tërhequr votuesit e lëkundur për shkak të krizës ekonomike. Në një analizë të gjatë në gazetën Panorama, ai thotë se këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila u tregua pragmatiste dhe se votuesit e lëkundur të PD-së ishin shumë vulnerabil ndaj ofertave të koalicionit të majtë.

Po sipas Islamit, kandidatët nga biznesi, të vegjël a të mëdhenj, kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm në fitoren e zgjedhjeve. “Edhe pse ky është një sistem proporcional, shumë nga kandidatët apolitikë të së majtës u sollën sikur të sistemi të ishte mazhoritar”, shkruan ai. Pas një reflektimi dy-tre javor, me sa duket Islami e ka gjetur atë gjënë e çuditshme që kishte ndodhur javën e fundit para zgjedhjeve.

 

R.K

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Cdo me thon R.K. se ka konotocion te keq ne qofte se e ke per te nxjerr zeherrin te Islami hallal.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.