Shqipëria turistike, çuditërisht, Durrësi më i preferuar për CNN, si një nga “qoshet” më me diell dhe më me histori të kontinentit

Postuar në 19 Korrik, 2013 10:34

Nga Durrësi deri në jug, Shqipëria ia del edhe këtë herë të jetë në klasifikime turizmi, shkruan sot Shqiptarja.com, duke iu referuar një shkrimi-guidë të CNN në rubrikën “Tavell”, ku u sugjerohen turistëve 8 qytete të pazbuluara në Europën Lindore.  Durrësi renditet i gjashti në CNN.

Tingëllon pak çuditshëm që qyteti i cili nuk është ndër më të preferuarit këto vitet e fundit për shqiptarët rekomandohet nga CNN. Por pika e vështrimit të gazetarit është pikërisht koordinimi i rrënojave romake me plazhin. Sipas guidës, një tjetër element që e favorizon Durrësin kundrejt pjesës tjetër të bregdetit shqiptar është afria me kryeqytetin dhe dielli mesdhetar, më i miri në kontinent.

Vetëm një orë larg me makinë, nga Tirana, plazhi i Durrësit konsiderohet si një nga “qoshet” më me diell të kontinentit. Hapësira të mëdha ku mund të luash volejboll dhe të shijosh ushqim e pije mjaft të lira por të shijshme në restorante të futura në mes të gjelbërimit të pishave. Autori thekson se turistët e huaj do të përgëzojnë veten për zbulimin e këtij qyteti teksa do të shijojnë mbrëmjet e pushimeve në Durrës. Dhe për ata që nuk duan shumë diell, mjafton vizita në Amfiteatrin antik  ku dikur 15.000 spektatorë bënin tifo për gladiatorët.

Shkrimi i plotë në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/guide-me-cnn-shqiperia-mes-europes-turi...

Zh.

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

po pse mo cuditerisht, ku ka qytet ne shqiperi si durresi?

Submitted by RP (not verified) on

duhet te jete Travel,mund te jete gabim shtypi.Durresi eshte vertet me shume diell dhe shume histori.Un mendoj,se meqe hotelet dhe pallatet jane tamam ne buze te detit e s'kemi me ç'tu bejme,duhet shtyre deti nja 100 metra me tutje,qe Durresi te kete edhe plazh.

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

Pse çuditeni ju te Respublica me CNN-in? Durresi eshte 20 km ne vije ajrore me Tiranen. I ka te gjitha. Mos u beni lokaliste (krahinariste-jugoriste) vetem me Vlore, Sarande, Pogradec. Shqiperia eshte e bukur qe nga Tropoja deri ne Konispol, nga Durresi deri ne Diber (liqenet e Lures).

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Faleminderit per censuren Respublica!

Vlen te censurohet venia ne dukje qe CNN nuk ka rubrike "Tavell", por ka rubrike "Travel"? N'vend qe te korigjoni artikullin, fshini komentin.
Apo venia ne dukje qe kur raporto mbi nje lajm duhet te postosh linkun e burimit (ne kte rast artikullin e CNN, dhe jo artikullin a miqve tuaj tek Shqiptarja.com qe nuk kan asnje informacion shtese n'krahasim me postimin ktu)?

Nejse, gjera qe ndodhin ne media jo profesionale. Ku ti gjejm ato media profesionale thuaj.

Urime, sot e humbet nje lexues te rregullt.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.