Braçe: Po ristanizohet KQZ, Berisha po i vë zjarrin vendit. Bogdani dhe Bylykbashi: Leksion horrave të zgjedhjeve!...

Postuar në 19 Korrik, 2013 12:36

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të hapur kutitë në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Braçe tha se po ristanizohet KQZ dhe Berisha po ndryshon rezultatin në tavolinë siç bëri në vitin 2011.

“24 ditë pas dorëzimit të kutive me fletët e votimit në magazinat e tij e që administrohen nga ai: KQZ e Partisë Demokratike po ndryshon rezultatin e zgjedhjeve! Më qartë: pas 24 ditësh në bodrumet e tij, po gjen fletët e votimit që nuk i kanë gjetur 4 numërues e 7 komisionerë duke përfshirë dhe komisionerët dhe numëruesit e partisë e koalicionit të tij! Ky është krim. KQZ me katër njerëz, të gjithë të Partisë së Sali Berishës, përsëritës siç Osmani, Shtjefni e Zguri po ndryshon qartësisht vullnetin e zgjedhësve! Ky krim po shkatërron zgjedhjet dhe po e çon vendin drejt një konflikti që s’do ketë fund!”, thotë Braçe.

Por Oerd Bylykbashi, deputet i ardhshëm i PD dhe ekspert i çështjeve zgjedhore pranë kësaj partie, thotë se ky është një mësim që po u jepet horrave të zgjedhjeve. Manipulimet tregojnë qartë se fitorja e Partisë Socialiste bazohet tek paratë e trafiqeve dhe drogës, rinumërimi i shërben shërimit të proceseve zgjedhore, ka përfunduar ai. Nuk tha më shumë se kaq edhe deputeti tjetër i PD-së Gerti Bogdani, sot në një konferencë për shtyp.

Zh.

Comments

Submitted by mhk (not verified) on

Saliu është makiavelik por ka harruar se nesimi me i madh i makiavelit eshte se pa dashurine e popullit princi nuk mbijeton dot.
Me i keq do jetë fundi!

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Brace mos u anko neper gazeta e facebook.Por i thuaj atij shale gjatit qe bredh neper Evrope qe te kthehet e te mos flase idiotesira si ato qe tha dje qe nuk e paska fajin Sala por sistemi. Te kthehet e te mbroje bashke me ne &nbsp;voten qe Sala po na e vjedh perseri.</p>

Submitted by Andoni (not verified) on

<p>Po, po te kthehet shalgjati nese do ti mbroj votat sic ka premtuar, jo te thote ne fund se na i vodhen etj, etj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.