Lubonja në Klan Kosova: “Artikulli është keq-cituar” por... rithekson elementin e abuzimit të pushtetit nga ana e heronjve

Gazeta Express ka zbardhur një intervistë telefonike të Fatos Lubonjës në Emisionin InfoMagazina të Klan Kosovës. I pyetur për tollovinë e shkaktuar nga shkrimi I tij “Nën Qiellin e Europës” që shumë mediume i vunë si titull ose nëntitull, “Lubonja: shqiptarët janë skizofrenë” ose “Lubonja: Haradinaj është vrasës” Lubonja thotë:
“....shkrimi është botuar në “Panorama” fillimisht, por pastaj - siç veprojnë gazetarët në përgjithësi - jo vetëm që e marrin pa leje dhe pa kërkuar asnjë të drejtë të autorit, por edhe titujt i vënë si ia ka qejfi e të bëjnë debat si i ka qejfi shqiptarëve.
Titulli që kam vënë unë është “Nën qiellin e Europës”, ndërsa titulli që kanë vënë autorët sepse shkrimi është botuar në gjermani në një revistë gjermane me një titull të gjatë, diçka si “Shfajësimi i Haradinajt”... Ndërsa titujt që i vënë shqiptarët i vënë sipas oreksit, sepse unë nuk jam gazetar investigativ e para e punës dhe unë nuk mund të vë tituj ‘ky është vrasës’. Unë kam bërë një analizë atje dhe jo një akt të gazetarisë investigative.”
Më tej, ai sqaron thelbin e shkrimit (duke i thënë gazetarit, që “...kam bindjen që ju as vetë nuk e keni lexuar sepse gazetarët shumicën e rasteve nuk i lexojnë artikujt”)
Me dy fjalë, Lubonja përmbledh thelbin e shkrimit për ata që kanë mbetur vetëm te titulli:
“Atëherë në artikull thuhet shprehimisht që shqetësimi kryesor i artikullit është që si është e mundur që politikanët shqiptarë, intelektualët shqiptarë, bota gazetareske shqiptare pret në mënyrë triumfale një njëri që gjithsesi ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe e pret në mënyrë triumfale ndërkohë që ka bajagi të dhëna, nëse jo për të qenë i bindur, për të pas dyshime se mjaft nga ato akuza qëndrojnë. Ky është thelbi që kam thënë unë dhe ka të bëjë me dobësinë e gjendjes shqiptarëve, e politikës shqiptare e shoqërisë civile shqiptare për të qëndruar kritikues ndaj të vërtetës...”
Ai këmbëngul në pikëpamjen e tij se “nuk mundet kurrsesi që në merr të një lufte, që padyshim që ka pjesën e vetë të rëndësishme për çlirimin e Kosovës, të krijohen heronj dhe këta heronj të mund të abuzojnë me pushtetin e tyre...”
k.c.
intervista telefonike e plotë:
Comments
Ky eshte nje nga shkrimet me
Ky eshte nje nga shkrimet me te mira te Lubonjes dhe edhe pse nuk ndaj apak me Lubonjen shume nga qendrimet e tij lidhur me gjoja "bashkefajesine korruptive" te lidereve politik ne Shqiperi dhe relativizimi I te keqes se Berishes gjate tranzicionit shqiptar, ne kete rast ai ka nxjerre ne pah me guxim pikerisht nje nga fenoemenet me te shpifura e te ndyra te amoralitetit dhe pafytyresise orientale e dallkauke qe kemi ndaj te tille krimineleve pa din e pa imam si Haradinaj apo Thaçi, Limaj e Co... Lubonja ka te drejte ne qendrimin e tij ne shume pikëpamje por veçanerisht per ate qe, nuk ka asgje trimmerore e heroike e ca me pak patriotike se te vrasesh e dhunosh individe te pafajshem civil Serb apo Shqiptar. Lirimi I i tij fale intimidimit dhe terrorit ndaj deshmitareve e familjareve te tyre eshte edhe shprehje e frikës dhe paburrerise se ketij maskarai. Çdo shqiptar ketej kufirit dhe çdo shqiptar qe e ndjen veten europian duhet te sodilarizohet sot pa asnje ekuivok me Lubonjen, kunder burracakeve qe fshihen pas nje nacionalizmi shterp e kriminal.
Sado elokuent te tregohet
Sado elokuent te tregohet Lubonja, mjaftojne shprehi te tipit "si ua ka qejfi shqiptareve", apo gjera te ngjashme, qe paragjykimi i tij te jete shqetesues...pervec faktit qe energjite e tij derdhen kryesisht per "autoktritike", edhe atehere kur ka ndodhur dicka mes shqiptareve dhe nje shteti tjeter, dhe ku problemet e pales tjeter jane erresuese.
Pajtohem plotesisht me ato
Pajtohem plotesisht me ato cfare thote z. Lubonja. Por ju keshilloj juve te respublica te beni lajm edhe me kolumnen e sotshme te Arben Idrizit rreth tezave te ngritura nga Lubonja. E keni ne sajtin e Gazetes Express.
Nëse këto akuza morbide pas

Nëse këto akuza morbide pas shpalljes së pafajësisë së një personi dy herë nga një gjykatë ndërkombëtare nuk janë malicioze dhe antishqiptare nuk di çfarë mund të jetë e tillë? Sipas Lubonjës po del që Ramush Haradinaj qenka më i fortë se krejt sistemi ndërkombëtar. Nëse janë vrarë dëshmitarët e mbrojtur (gjë që nuk është e vërtetë sepse njërin nga ta e njoh dhe jeton n' Upstate New York) i kujt është faji? I drejtësisë ndërkombëtare dhe gjykatave ndërkombätare o derdimenë. Kur shpallesh dëshmitar i mbrojtur në Amerikë krejt shtetin e ke pas vetes- ç'paska bërë pra Haga? Lubonja je gabim sa je i madh. Je mbrapsht sa je i vjetër. Dhe ju që përligjni një poshtërsi të këtillë jeni si Lubonja.

"triumfale një njëri që

"triumfale një njëri që gjithsesi ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe e pret në mënyrë triumfale ndërkohë që ka bajagi të dhëna, nëse jo për të qenë i bindur, për të pas dyshime se mjaft nga ato akuza qëndrojnë. "

përveç luftës që ramushi ka bërë për çlirimin e kosovës,nuk kam rrespekt tjetër!!si politikan është tmerrësisht i dobët,e tregoi me "dëshirën për të fituar berisha"sidomos me argumentimin e kësaj dëshire:"NATO,rruga e kombit dhe vizat"!idiotësi foshnjore!!për pasurinë e vënë që duket e tejmase për zgjuarsinë e tij,të ndershme!!

por nuk jam aspak dakord me "kodrën pas bregu" lubonja!!

si e thotë dhe mero baze,ky teveqel i përhershëm hecën sipas kutit të tij!më mirë të themi leverdisë së tij!sipas leverdisë kadarejane!!përfito sa të mundesh!në shqipëri bën opozitë me opozitën në mbrojtje të qeverisë,berishës!si ka folur ky matralloz gjat grevës së urisë vështirë se do të kish folur berisha!!për 21 janarin rreshtohet në krahë të kriminelit,kurse tashti rreshtohet në krahë të "viktimës"!!dhe kur?pasi vetë europa e ka nxjerrë të pafajshëm!duke thënë se nuk ka hetuar asnjëherë,sepse nuk është zanati i tij,hedh atë që e ka më kollaj!dyshimin!!dhe mund të kenë ndodhur krime!!harron i trashi në mëndje se vetë lufta është një krim,harron se lufta dhe kur bëhet brënda rregullave është krim,harron se lufta ka dhe viktimat e veta!viktima që nuk janë me dashje!harron se në luftë nuk ke kohë të pyesësh lubonjat për opinionin e tyre!kështu që të gjitha këto që dalin jashtë rregullave,por nuk është dëshira për të shkaktuar viktima,quhen dëme dytësore,kolaterale!!të hedhësh dyshimin është kollaj,sidomos në gjëndje lufte,ashtu si mund të hedhësh dyshimin për bashkpuntor të sigurimt në gjëndje spaçi!!si do ti vinte lubonjës kur unë të thosha se "sado që të kesh qëndruar në atë burg,dyshimin e kam se ke qënë spiun!nuk kam fakte,sepse nuk është zanati tim për ti mbledhur,por vetëm për të dyshuar(e kam zanat)!"lubonja do të bënte indiferentin??një zot e di ai as ka pasur as ka fytyrë!normalisht ka një makiazh të mirë!!

Kosovaret pergjithesisht jane

Kosovaret pergjithesisht jane idiote, shqiptaret me pak.

Add new comment