Maks Velo rrëfen jetën e tij. “Aktakuza u pregatit nga 3 artistë. 12 dëshmuan kundër meje” “as Dritëroi nuk më fliste rrugës...

Arkitekti dhe piktori Maks Velo në një rrëfim të gjatë për Blendi Fevziun te Klan, i rimarrë nga Panorama me dy pjesë, dje dhe sot, flet për burgimin në Spaç dhe për artistët që e dënuan. Ajo që e denoncoi ishte e shoqja. “Dorëzoi në hetuesi fotot e familjes. S’e di në ishte e detyruar. Mbante miqësi me hetuesit e babait tim,” thotë Velo.
Aktakuza e tij u hartua nga 3 artistë. 12 të tjerë dëshmuan në gjyq. Asnjëri nuk i ka kërkuar falje. Madje, në pjesën e botuar sot, Velo thotë se nja 3 nga ata, kur u afrohet në rrugë nisin e bërtasin me të madhe (!!) për një arsye që as ai nuk di ta shpjegojë. Ai thotë edhe se, pasi u lirua me një amnisti më 1986, askush nuk i fliste në rrugë, as Dritëro Agolli. “U ndeshëm te 15 katëshi. Bëri sikur s’më pa,” thotë Velo. I vetmi që ka pranuar t’i flasë në rrugë është Kadare.
Akuza ndaj Velos ishte agjitacion-propagandë, art modern, influencë perëndimore. “Influencë perëndimore sipas tyre. Pikaso për ta ishte kriminel. Matisi ishte xhelat.” Thotë Velo që rrëfen se më e
rënda është akt-akuza e lidhjes. “Kryetar ishte Dritëro Agolli, sekretar Kujtim Buza. Ai e ka formuluar akuzën, edhe pse është edhe nga Skënder Milori, Foto Stamo. Akuzën e kam përkthyer në disa gjuhë dhe ajo është e pabesueshme. Sepse thonë, nuk ka mundësi një akuzë e tillë.”
Velo thotë se ka refuzuar 6 herë të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit.
k.c.
Pj. 1 e rrëfimit:
Comments
Gjana shume te randa. E dij

Gjana shume te randa. E dij se nuk mund te harrohen keto vuejtje, por i uroj zotni Maxim Velos te perpiqet te jetoje ma i qete. Te shkuara e te harruara.

"Te flasesh kaq shume here

"Te flasesh kaq shume here dhe gjate per veten behesh i pabesueshem". K.Llulla.

E pashe Velon tek OPINION.

E pashe Velon tek OPINION. Histori tronditse. Ja futi gruaja...Nga keto histori duhen nxjerre mesime.

Po pija kafe te hyrja e

Po pija kafe te hyrja e bllokut te lokali Çakes dhe para meje u takuan dy vete.Kishin koh pa u pare dhe njeri ishte Maksi.Tjetri nje ish antar i komitetit Qendror.Maksi diçka kish shkruar ato dit dhe personazhi ne fjale i tha: Maksi ti e di pse te denuam.te pakten mos genje shum.Ne kishim ca arsye qe e justifikuam denimin tend se do ishte me e turpashme per ate kohe etj etj. Nga biseda dukej qe ishin njohur qe ne te ri dhe mbase kishin qen ne nje lagje a dicka e till.

Histori e vertet e ndodhur para me shum se 6 vitesh.

Add new comment