Lubonja analizon “hipokrizinë e guximshme” të liderëve shqiptarë në lidhje me rastin Haradinaj, dhe skizofreninë e njerëzve në glorifikimin e "heronjve"

Fatos Lubonja në një shkrim për revistën “Sudosteuropa Mittelungen” të titulluar “Nën qiellin e Europës” (sjellë në shqip nga Panorama) flet për faktorin “Haradinaj”. Ai citon rresht përnderimet e krerëve të shtetit, Nishani, Berisha dhe Rama ndaj kontributit të vyer të Haradinajt, në vizitën që ky pati në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë pasi u la i lirë nga Tribunali i Hagës. Madje, Berisha deklaroi se Qeveria Shqiptare do të kërkonte nga instancat përkatëse ndërkombëtare të hetojë Karla Del Ponten, për rolin tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen që Tribunali i Hagës ngriti ndaj Haradinajt. Deri më sot asnjë ankesë e tillë nuk është bërë.
“Është ironike” thotë Lubonja “që të gjithë politikanët shqiptarë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur arsye serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta”. Ai rreshton disa nga këto akuza, që ga rrëmbimi, dhunimi e zhdukja e plot shqiptarëve, serbëve, romëve, nga ana e UÇK-së së drejtuar nga Haradinaj. Lubonja kujton se Haga e liroi se dëshmitarët u vranë ose tërhoqën denoncimet të frikësuar.
Ç’është ky glorifikim i Haradinajt në kthimin nga Haga, me gjithë këto fakte të tmerrshme? Po iniciativën e guximshme të Berishës për të hapur hetime mbi Karla del Ponten.
Lubonja e gjen arsyen e kësaj “hipokrizie kurajoze” te sundimi i ideologjisë nacional-socialiste me ët cilin operojnë akoma elitat politike e kulturore në Shqipëri e Kosovë për t’u shpëlarë trurin njerëzve.
“Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë përpara çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje dhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar”
k.c.
i plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/07/17/nen-qiellin-e-europes/
Comments
Lubonja, mire e ke

Lubonja, mire e ke ti...une cuditem se perse shqiptaret e Kosoves, ne momentet kur vriteshin, perdhunoheshin, ndiqeshin si kafshe te egra, nuk zgjodhen rrugen e drejte: ti hidhnin ne gjyq individet serbe (ndoshta edhe shqiptare) qe benin "shkelje te ligjit", dhe te prisnin me durim fazat e drejtesise...

Me keto qendrime na neverit...te gjithe e dime qe persona si Haradinaj jane kosto e luftes, duke mos harruar qe edhe nje ushtar i vetem qe vret armikun, kthehet ne vrases (sipas teje vrasesi duhet te vijoje te jete person "i virgjer"), por keto kosto nuk i shmang dot, nese konflikti te ze deren... o "smart ass", qe shet mend per gjithcka... Mbase do ishte mire te mos lodhesh kaq shume me detaje qe koha i rregullon vete, duke perfshire edhe ndikimin politik te Haradinajt.

Pasi lexon kete shkrim, po me

Pasi lexon kete shkrim, po me sjell ne mendje sulmet shfarosese te Haradinajt mu ne zemer te Beogradit! Spastrimin e serbeve, kolonite shqiptare te ngritura ne territore serbe, mbylljen e shkollave serbe, perdhunimin e grave serbe, varret masive ne serbi e krime nga me makabre! Milloshevici para tij qenka vec nje viktime!

Paske rrjedhur Lubonja! Ne mos ke rrjedhur, te paskan shpelare trurin! Zoti t'a befte te lehte!

Te gjithe faktoret politike e

Te gjithe faktoret politike e pershendeten lirimin e Haradinajt, perfshire dhe VV! me te cilet nuk i ka punet hic mire.

Idea eshte se gjithe keto gjyqe u bene per te inkriminuar UCK-ne, per te relativizuar krimet dhe njeanesine e terrorit te shfaqur gjate pushtimit serb. Medoemos duan ti nxjerrin dhe shqiptaret qe kane bere krime lufte dhe serbet si viktima. Pra keto gjyqet e Hages nuk jane bere per te vendosur drejtesine, se po te ishte ashtu ka me mijera ne Serbi qe bredhin lirisht, edhe ne Kosove ka ne veri plot qe kane dosje. Para ca muajsh u lirua nje serb i veriut per "mungese provash". Ai akuzohej per perdhunim. Mos harrojme se jane mbi 20,00 femra te dhunuara, pa llogaritur efektin e "turpit" qe i ben ne shume raste te mos tregojne. Gjykatat "e se drejtes" kane per qellim te fajesojne njerez ne sherbim te qellimeve politike, jo rastesisht ne Kosove gjuetia ndaj UCK-istave eshte ne mode, nderkohe qe serbet po amnistohen!!! A ka kuptim kjo? Po jo rastesisht, partia e Haradinajt beri nje kthese 180 grade ne politike, ata dolen partizane te negociatave dhe pas 2 javesh Ramushi u lirua nag Haga pas asnje gjemb ne kembe. Nuk me duket e rastit. Te gjitha keto jane ne funksion ne negociatave, te perkedheljes se Serbise dhe gjeo-politikave. Sikur keto procese te beheshin per te vendosur drejtesine do isha plotesisht dakord me cdo fjali te Lubonjes.

Sa per Ramushin, dihet qe bashke me klanin e tij kane bere nje mini shtet feudal ne nje zone te Kosoves, u marrin harac bizneseve, kane vrare dhe vazhdojne vrasin njerez, kontrollojne cdo lloj kontrabande etj. Po nuk ka me pak faj kryeministri i Kosoves, qe eshte partner i Veselinovicit, importuesit me te madh ne Kosove. Nuk ka me pak faj Fatmir Gerdeci, Ilir 21-janari, apo qofte edhe Koco Kokedhima. Te tere keta kane shkelur mbie njerez dhe fate njerezish. Po ky eshte problem me i gjere qe Lubonja duhet ti qaset ndryshe.

Nuk e ka fajin nacionalizmi!

Une nuk arrij te kuptoj se

Une nuk arrij te kuptoj se perse papritmas Lubonja qenka fajtori. Jemi kthyer si ato tifozat e futbollit qe kur arbitri jep nje faull ne disfavorin tone (edhe pse eshte ashiqare faull) ngrihemi ne korr dhe fillojme "arbiter arbiter..... motren". Lubonja trajton mjaft mire nje ceshtje qe nder vete kosovare eshte shume e ndjeshme por qe trimat e xha jahos shqiptar nuk duan ta besojne.

Pse nuk flisni ju o trima kur ne kosove deshmitaret X dhe Y vriten qe te mos deshmojne kunder baces? A e dini ju o mjeshtra qe keto komandantet legjendare jane mafiozet me te forte ne kosove? A e dini qe atje bejne ligjin miqte e Harajdinajve dhe te Thacajve? Kete pra po thote Lubonja, nuk po thote qe Serbet ishin burra te mire. Por po thote qe ky Haradinaj ka vra e perdhunu si Shqiptar dhe Serbe qe gjykata e ka mbyll ceshtjen sepse njerezit kishin frike me denoncu.

Nejse Haradinaj te mos kete frike ne mos ne kete bote ne boten tjeter do te jape llogari per keto akuza...edhe aty sdo kete takat me i mbyll gojen deshmitareve.

Kam qene ne shumicen e

Kam qene ne shumicen e rasteve kundra ideve te Lubonjes. Por kesaj rradhe ai ne parim ka te drejte. Dihet se shumica derrmuese e politikanve tane jane te korruptuar te lidhur me trafiqe. Ca dite me pare, sfidanti per kryeun e PDse Olldashi thas e 30 deputete te opozites kane lidhje me qarqe kriminale. Po keta politikanet dhe qeveritaret e Kosoves, qenka papritur te "ndershem" dhe "te paperlyer"?? Si i kane vene pasurite keta politikanet e Kosoves? Po ti jpapesh pergjije te drejte ketyre 2 pyetjeve, del diret ne konkluzionet drejta te Lubonjes.

A e di ti mor (deleted) se

A e di ti mor (deleted) se gjate Luftes se Dyte Boterore aleatet e shkaterruan qytetin e Drezdenit ne Gjermani vetem per te ulur moralin e trupave dhe popullsise gjermane?!Me mijera viktima te pafajshme?! A e di ti (deleted) se gjate bombardimit atomik te Nagasakit dhe Hiroshimes u vrane me qindra mijera gra, femije dhe pleq japoneze, vetem me qellimin qe Japonia te kapitullonte. Dhe ata qe i kane kryer keto akte konsiderohen si heronj ne vendet e tyre. Ky Lubonja kozmopoliti, hyjnori, mbrojtesi i te drejtave te te gjithe botes, me perjashtim te "bashkombasve" te tij, duhet perzene fare nga Shqiperia. Duke qene se eshte kozmopolit dhe te marre ndonje nenshtetesi dhe pashaporte gjithenderkombetare andej nga OKB-ja apo ndonje planet tjeter. E di qe po e teproj, por me nevrikos ky (deleted) i mençur. Eshte thjesht nje skizofren qe i pelqen vetja. Dhe nga keta tipa ka shume ne Shqiperi.

Ky shkrim i Lubonjes me

Ky shkrim i Lubonjes me duket si nevoje e tij per te fituar kredo jashte Shqiperise. Ndoshta e mendon vertet ashtu dhe ndoshta ashtu eshte por lufte pa krime nuk ka . Kete nuk e them per simpati te askujt por ky eshte nje realitet. Ndoshta te vertetat e Lubonjes do kishin me sh kuptim nese ai do kishte provuar ne kurrizin e tij vrasjet, masakrat shtypjen dhe perdhunimet e serbeve. Dhuna ndaj serbeve ne Kosove eshte jashte cdo lloj proporcioni me dhunen e ushtruar ndaj shqiptareve. Jam kunder cdo lloj krimi por ne fund te dites mendoj se te vetmen "drejtesi" ne lufte e ben fitimtari.

Lubo per mua e meriton qe
Lubo per mua e meriton qe tani cmimin Nobel
Shqiptaret ne pergjithesi

Shqiptaret ne pergjithesi eshte se gjithmone zgjedhin anen e kriminelit. Ky eshte shkrimi i pare i hajrit i Fatosit pas shume kohesh, te mos them pas vitit 2004, pra keto 10 vjet. Dikush duhet ta thote kete qe thote Fatosi mes shqiptareve per te shpetuar dhe nderin tone, por ju nuk e kuptoni. Natyrisht per kete qe po thote ne shkrim Fatosi po merr risqe dh per kete duhet vleresuar. Gjykoni pak me mend ne koke dhe jepini merita kur dikush ka guxim, si Fatosi ne kete rast. Te thuash te verteten do guxim dhe Fatosi po kthehet me ne fund tek e verteta dhe gjysem te vertetat. Urime Fatos dhe Respekte.

Lubonja shkruan sakte dhe

Lubonja shkruan sakte dhe realisht por (Lubonja) harron se shqiptaret jane medioker kur vjen puna tek soji i tyre plangprishes e per sa i perket kosovareve, me keta te fundit eshte e kote te merresh sepse jane komplet si popull nje shekull mbrapa civilizimit. Perdhunimi qe iu be vajzes rome ne martesen e saj nga klani Haradinaj ishte i filmuar i teri ne video por deshmimtari okular qe posedonte videon u vra pergjat kalimit ne Mal te zi. Krimet e Haradinajt dhe Limajt jane po aq te tmerrshme sa ato te serbeve.

Sa te drejte ke

Sa te drejte ke Lubonja?!

Kurajua,intuita gazetareske dhe profesionalizmi i nje idealisti te vertete!Ne kundershtim me analistet-propagande dhe penembajtesit partiake kudo ne Kosove dhe Shqiperi...E verteta nuk ka kombesi..eshte e VERTETE!

Add new comment