Komuniteti i kulturës kundër ndërtimit në Prezë, Drejtori që duhet t’i mbrojë monumentet, Apollon Baçe, del pro

Postuar në 17 Korrik, 2013 10:05

Leja e ndërtimit dhënë vjehrrit të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, për të ndërtuar në afërsi të mureve të Kalasë së Prezës do t'i drejtohet Prokurorisë në shtator, ka thënë Artan Lame, sipas të cilit leja është dhënë në kundërshtim të plotë me ligjin për trashëgiminë kulturore.

"Këtë dosje, në emër të Forumit për Trashëgiminë, në emër të të gjithë vullnetit shqiptar për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, në shtator do ta çojmë për hetim të mëtejshëm në Prokurori, siç do të cojmë për hetim të mëtejshëm në Prokurori, ndërtimin dhe lejet e turpshme të dhëna nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe personalisht nga zoti Apollon Baçe në kalanë e Krujës dhe në zonën përreth pazarit të Kalasë së Krujës, për shpellën e Spilesë; restorant brenda një nga objekteve më të rëndësishme të prehistorisë shqiptare; lejet e dhëna nga zoti Baçe në Korçë, me atë që ndodhi me Shtëpinë e Flamurit dhe që vazhdojnë akoma të mundohen të bëjnë letra për të ndërtuar atje, e kështu me rradhë", tha Lame. Përveç Lames, janë të shumtë shkrimet apo qëndrimet në të kundërt të ndërtimit.

I vetmi që ka dalë në mbrojtje të ndërtimit ka qenë Apollon Baçe, Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, që sipas TCH ka firmosur pas lejes se ndërtimit të dhënë nga pushteti lokal, komuna Bubq. Sipas tij leja nuk bie ndesh me ndonjë nen të ligjit për ruajtjen e trashëgimisë. Pronari zotëron dokumentet e pronësisë, pasi ka pasur banesë në vitin 1920.

k.c.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Edhe stergjyshi im ka pasur nje banese, aty ku eshte sot kryeministria dhe Rogneri? A me lejohet edhe mua te bej nje ndertim aty? Do ta bej me kolona te larta, qe  te mos pengohet qarkullimi poshte...

Submitted by salah (not verified) on

ndertime talibane

Submitted by ARRIVISTI PARTIAK (not verified) on

Kush, nga arrivistet partiak,  do te jete ministri i kultures dhe turizmit ?

1-Artan Lame-shkaterruesi i plazhit te Gollemit

2-Artan Shkreli-ai qe dha lejet  per 15 katesh mbi murin e Anastasi ne Durres, per qebabtore ne kalane e Lekursit, per kotec pulash ne kalane e Petreles

3-Auron Tare-hajduti i teqese se Melanit, ai qe ngeli  ne menyre te perseritur  ne lenden e arkeologjise dhe për kete la fakultetin e historise

-Apo do te gjendet nje intelektual i ri qe ka studiuar ne universitetet prestigjoze te botes?!

GJASAT jane se arrivizmi partiak do ta pjerdh Rilindjen dhe aty te na mbije ndonje syresh!!!

YAZIK

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.