Shqipëria në sytë e një të huaji: Misterioze; Tirana, një rrëmujë; shoferët, pilota të vdekjes

Postuar në 17 Korrik, 2013 05:14

Stewart Sverdlov, që ndërmerr një udhëtim nga Amerika në drejtim të Ballkanit ka botuar në blogun e njohur, Huffington Post, një reportazh, mbi Maqedoninë, të cilën e cilëson si një vend të mrekullueshëm për t’i vizituar dhe Shqipërinë për të cilën ka rezerva.  “Shqipëria është misterioze, shkruan autori. Ky vend nuk ka qenë pjesë e ish- Jugosllavisë, por ka qenë e rreshtuar me Kinën e Kuqe për dekada. Zonat rurale janë të mrekullueshme dhe çmimet janë shumë të ulëta. Rrugët janë të ngushta dhe të pjerrëta, duke gjarpëruar mes maleve. Nëse ke një kamion ose autobus përballë, kaq ishte! Por shoferët shqiptarë i shmangin këto kthesa dhe në mënyrë të verbër kalojnë nëpër kthesat e forta dhe maloret e vështira. Mbrojtëset anash rrugës janë shumë të ulëta dhe nuk do e ndalonin një makinë që të rrëshqiste poshtë.

Kryeqyteti, Tirana, është një rrëmujë. Rrugët përfundojnë krejt papritmas, ndonjëherë edhe në ndonjë grumbull plehrash. Askush nuk flet anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës shqipe, që është një formë e greqishtes së vjetër (këtu ia fut fare kot, shënimi im Zh.). Ata janë në periudhë zgjedhjesh dhe pasi ne u larguam, pati një përplasje me armë dhe një politikan u vra!”, përfundon autori reportazhin për Shqipërinë.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

dhe pas kesaj shani maqedonsit po deshet.

Submitted by Eduard (not verified) on

Ik o idiot, thuaji ketij Stjuartit. Qenke (deleted). Ku ka rruge ne Tirane qe mbarojne krejt papritur????????? Ku i ka gjet keto rruge??? Apo ka qene ne Bathore debili?

Submitted by Luani (not verified) on

Autori i shkrimit me duket se ka goxha gabime. E para ktu ne Shqiperi te gjithe flasin italisht, dhe shumica anglisht. E dyta gjuha shqipe s'ka lidhje me greqishten. Dhe sa per politikanet s'eshte vra asnje prej tyre.

Submitted by robocop (not verified) on

Ky Sverdlovi qenka nje rocke qe s'e paska shokun, pothuaj te gjithe ne Tirane flasin italisht dhe anglisht(sigurisht jo anglisht ne nivelin e Sverdlovit qe e ka mothertongue), Nga mbiemri ky rocka duket bullgar, pra turko-mongol i sllavizuar.

Sverdlov shut the fuck up  bitch...sigurisht shqiperia nuk eshte si USA, por nuk eshte si thua ti, legen.

Submitted by PoorAlbanianBoy (not verified) on

One doesn't need to read the article in order to realize that Mr Stew, is not an authority in facts, history, politics et al. He is just a guy, writing free style :):) His main concern remain roads and where to find dinner. A guy who deals with ''fields of energy'' and  ''reads DNA sequences'' can't be blamed for slight mistakes; he has to resolve ''life issues'' and condense them into his teaching of ''Universal Law'' ... how do you expect him to bother with elementary trivia on Europe?

Albania, has its own branch on the Indo-European family tree. No Politicians were killed during elections. An Alb emigrant coming back from Greece to visit his family, lost his life; same can happen in USA - people commit crimes.

According to the research conducted by Vladimir Zerjavic - a UN expert - there were 220,000 victims in Bosnia-Herzegovina in the Bosnian war; 160,000 were Bosniaks, 30,000 Croats, 25,000 Serbs. Today 10.000 people are missing, tens of 000 injured and disabled. Europe-WWI, Wrong again, in concept and numbers. The impression is as if Americans lost millions alongside Europeans. USA lost 126.000 people. And WWI casualties in total were 36-37.000.000, of these around 16.000.000 were killed.

Leave the guy ''in his air-conditioned van'' to enjoy the view. Don't blame him, neither for his ignorance nor lack of research; it is important that Mr S. did bless us with his presence in Europe. Only this matters. :)

PoorAlbanianBoy-London

Submitted by ervin (not verified) on

Problemi jone me i madh jane plehrat ne cdo ane rruge, lumi, kodre apo mali dhe cetat me qener endacake qe pushtojne rruget e qyteteve sidomos tani ne vere kur kazanet kane me bollek se zakonisht. Nqs duam ti japim vendit nje fytyre europiane duhet ti zhdukim keto 2 faktore si dhe tu vihet fre ndertimeve qe vazhdojne te shkaterrojne ambientin dhe natyren. Te futet dhe fryma e mledhjes se diferencuar te mbeturinave dhe pastaj ky qe e flet anglishten kaq uje sa cuditerisht nuk ka gjetur anglishtfolesa ne Shqiperi le te na rivizitoje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.