Krimi urbanistik në Shqipëri, përmes syve të Der Standard

Postuar në 17 Korrik, 2013 08:31

Gazeta e njohur austriake Der Standard ka publikuar një shkrim për Shqipërinë, me autore Adelheid Wölfl. Shkrimi nuk thotë asgjë që nuk e dimë, por, na ndihmon që të shohim “traun” në syrin tonë që nuk e vlerësojmë më, përderisa e kemi përditë parasyve.  Shkrimi i saj i titulluar “Dhomat shqiptare pa pamje”, përkthyer e botuar nga Dita, flet për krimin urbanistik në Shqipëri. Po e riprodhojmë të plotë:

„Këta i lënë pallatet të ngrihen sepse atëhere nuk mund t’i prishin“, sqaron Doriana Sulaj, punonjëse  e zyrës së urbanistikës në Vlorë, strategjinë e ndërtuesve. Në qytete të tjerë bregdetarë janë prishur shumë ndërtesa, por jo në Vlorë.  « Ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë sepse në këto pallate banojnë njerëz », thotë Sulaj.

Sipas vendimit gjyqsor në shkallën e parë, pallati duhet të ishte të paktën një metër larg, por edhe kjo nuk ndodhi kurrë.  Për rastin në fjalë, për shpërdorim të detyrës,  është dënuar penalisht edhe një punonjëse e Bashkisë që ishte përgjëgjese për dhënien e lejeve të ndërtimit.

Në rastin e zotit Metaj jane shkelur të paktën  shtatë paragrafe ligjore.  „Në Shqipëri  fiton ai që i jep më shumë lekë gjyqtarëve“, thotë ai i dëshpëruar. Dritarja pa pamje mund të merret edhe si shembull për luftën pa shpresë kundër korrupsionit në Shqipëri. “Ne kemi një shtet shumë të dobët”, thotë nëpunësja Sulaj. Deri tani pushteti qendror dhe ai vendor kanë penguar njeri-tjetrin sepse dominohen nga parti të ndryshme, sqaron Sulaj. Ajo shpreson në një fund të kësaj rruge qorre ku është futur Vlora, pas zgjedhjeve parlamentare.

Në një plan në kompjutër, ajo tregon shtëpitë që janë planifikuar për t’u prishur sepse janë ndërtuar në mënyrë ilegale. Prej dy vjetësh në Vlorë nuk duhet ndërtuar më.  « Qysh prej vitit 2008 është vënë re se janë miratuar më shumë leje ndërtimi se sa duheshin », tregon Sulaj. Megjithatë përsëri ngrihen ndërtesa të reja në kodrinat e bregdetit ku më të shumtat janë bosh. Çmimet kanë rënë.

k.c.

Comments

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

Vorsicht Koloreto! S e kam lexuar Standardin por nese shkrimi eshte perkthyer si titulli atehere vaj halli...

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Gjithcka eshte pasqyre e natyres tone si komb, pra, rremuje, pa vizion, mendjeshkurter, ziliqare, gjaknxehte, kokforte, asnjehere te ngopur!!!</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Dionis (not verified) on

<p>shkrimi i autores eshte mittelmässig (medioker), nuk thote ne fakt asgje te vecante. madje po te ndjekesh komentaret e lexuesve austriake online e sheh se problematika te tilla te urbanistikes &quot;pa pamje&quot; i gjen edhe ne mes te Vjenes.&nbsp;Autorja ka marre dy intervista krejt te pergjithshme joprofesionale me aktore te perfshire direkt ose indirekt ne ngjarje, nuk eshte thelluar ne arsyet e verteta te ketij fenomeni. po i rekomandojme ne ndonje shkrim me me cilesi te botuar ne gazetat shqiptare per kete ceshtje.&nbsp;</p><p>dhe mbi te gjitha titulli redaksional i respublikes eshte krejt pa vend dhe i ekzagjeruar, dhe tregon qarte nje politike editoriale in extremis qe po e ndiqni fatkeqesisht prej me shume se nje viti.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.