Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, impozant, sikur të jetë kryeministër “prej vërteti”!!!

Postuar në 17 Korrik, 2013 06:09

Sipas tij, ai nuk është kryeministër në detyrë dhe as kryeministër i një qeverie kujdestare, ai e di në mënyrën më precize se kur mbaron mandati i një qeverie dhe kur fillon mandati i një qeverie tjetër, ndaj do të shfrytëzojë çdo mundësi që i jep ligji, qoftë edhe të “bëjë fushatë” dhe të fitojë kohë për rehabilitimin e vetëvetes.

Duke e ditur se është një fushë delikate dhe vështirë për t’u çbërë nga qeveria e re, Kryeministri deklaroi në mbledhjen e qeverisë se do mbahet premtimi për rritjen e pagave dhe pensioneve, pensionet me 4 përqind rritje, ndërsa rrogat e buxhetorëve do të rriten me 5.4 përqind. Me këtë rritje nuk do të ketë pension poshtë 12 mijë e 24 lekë. Ndërsa paga e buxhetorëve do të rritet me me 5.4 përqind, pra rritet me 2.7 herë se inflacioni.

“Çdo qindarkë përballohet nga të ardhurat e buxhetit të shtetit. Nuk kemi përdorur asnjë qindarkë të marrë borxh. Ky përbën një nga ndryshimet më të mëdha dhe më thelbësore. Fondi i pagave është 100% e garantuar”, theksoi Berisha. Ndërkohë që shifrat japin gjendjen të të vështirë dhe paradoksale ekonomike dhe financiare!...

Zh.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

pse, e paskan nderruar kryeministrin dhe s'ditkam gje une?

Submitted by Blendi (not verified) on

Po, ne 23 Qershor, po ti me sa duket qenke prapa shume me lajmet.

Na fal qe nuk te lajmeruam personalisht, por menduam qe ndoshta di te lexosh dhe merr vesh te rejat nga bota dhe Shqiperia.

Tung,

Blendi

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kushtetuta, neni 106  : Kryeministri dhe ministrat jane te detyruar te qendrojne ne detyre  deri ne formimin e Keshillit te Ministrave pasardhes...

Submitted by Dardan (not verified) on

Nuk ka asnje permbajtje negative qe te thuash "kryeministri ne detyre", por ky njeri nga qe eshte fort i lig, i dhemb shpirti sepse kur ja thua " ne detyre" i shkojne morrnica nga qe numuron ditet e mbetura, Une mendoj se edhe po ti thuash sic do ai "kryeminister me te drejta te plota" atij prap do ti semboje ne zemer,  Shkurt, Fshatari nuk qyteterohet plotesisht  pse vjen dhe jeton ne qytet, duhet te kaloje disa breza qe te mund te pranoje kundershtarin si pjese e se teres shoqerore,

Se nga na e gjeten kete palo njeri te poshter dreqi e di por me siguri na e kane katapultuar  me "votat e 23 vjeteve te vjedhura  "sovranit" ata qe urrejne kombin shqiptar.!

Submitted by Berishisti (not verified) on

Cdo gje qe ai thote vazhdon te jete lajm dhe te gjithe merren me ate. Pse valle? Sa gabim beri ky popull qe largoi kete lider te madh, kete figure te nderuar te kombit shqiptar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.