Shënim: Pavarësisht se cila ministri e bën; a shiten 3 mijë m2 në Ksamil, sa një apartament Tirane?

Postuar në 15 Korrik, 2013 10:20

Qendra vrojtimi, pika të hapjes etj, janë terma ushtarakë që së fundi kuptohen më mirë si ish prona e troje të ushtrisë shqiptare, që janë privatizuar e po vazhdojnë të dalin në shitje. Përplasjet e sotme me akuza e kundërkuza mes ministrisë së Mbrojtjes (shiko, ministrit Imami) dhe deputetit socialist Taulant Balla lidhur me të dyshuarat si afera pas privatizimit të fundit të një sërë aseteve të ushtrisë, kishin të bënin me qëndrimin e Ballës se këtë proces të nxituar, Imami po e bën për të kapur ç’të mundë para se të ikë nga posti. Dhe me përgjigjen e Imamit, se gjithë procesi i privatizimit, çmimet etj, janë në dorë të ministrisë së Financave, ndërsa ai nuk ka gisht hiç në këtë mes, megjithë dashakeqësinë e Ballës. Përtej kompetencave dikasteriale, megjithatë le të ndalemi tek një element i reagimit të fundit të Ballës: Një pikë vrojtimi ushtarake mbi Ksamil, me sipërfaqe 3 mijë m2 ose tre dynymë, po shitet për 11 milionë lekë. Pra, sa një apartament “i mirë” në Tiranë, nëse Balla nuk e ka pasur me lekë të vjetra. Dhe bëhet fjalë për një pronë të lakmuar të cilën pavarësisht se cila ministri e shet, po e bën pas zgjedhjeve që i ka humbur.    

 

A.K

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Imami dhe Bode jane abuzuesit me te medhenj te pasurise kombetare.Nuk ka asnje arsye qe keta bastarde mos jene pas hekurave te burgut.</p>

Submitted by Formula (not verified) on

<p>Kam pershtypjen qe po te jete ne distance sic duket ne foto aq e ka vleren se sbesoj shitet me shume kur eshte 2 km nga deti.i bie me rreth 30&euro; m2..ne ane te detit vertitet te 100 &euro; m2...atje ne koder besoj se 30 eshte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.