Basha dhe Olldashi, dy kandidatët që kërkojnë kreun e PD-së duke akuzuar Ramën

Nuk mund të mos vihet re fakti se në fjalët e tyre të përditshme, dy kandidatët kryesorë për Kryetar të Partisë Demokratike flasin gjithnjë e më pak për idetë se si do të sillen nesër në opozitë apo se çfarë do të bëjnë për ta rikthyer sa më shpejt në pushtet të djathtën. Por, në retorikën e Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit gjen gjithnjë e më shumë emrin e Edi Ramës. Olldashi thotë se Rama gënjen për taksat dhe shëndetësinë falas, ndërsa Basha i mëshon faktin se kryesocialisti ka mentalitet anti-shtet. Ata e akuzojnë për shumëçka, edhe pse ai ende nuk ka marrë asgjë në dorë e rrjedhimisht nuk mund të gjykohet ende se cilat premtime do të mbajë e cilat jo. Duket se shterpësia e ideve e të dy kandidatëve për ta ringritur nga rrënojat ku PD-ja ra në 23 qershor, i shpie ata të flasin më shumë për PS-në dhe Ramën se sa për vetë PD-në.
R.K
Comments
Olldashi dhe Basha nuk kane
<p>Olldashi dhe Basha nuk kane si te kene ide kur ja futur ne loje nga komandanti per kryetar,nuk kane si te kene ide kur te dy nuk harrojne te thone sa i mire ka qene Berisha per popullin,te dy jane te habitur qe si ka mundesi qe populli e hodhi me vote,nuk kane ide se psh Basha e ka mendjen te beje postera si ne kohen e klasikve te medhej,behet fjale per posterin ne tropoje Hajdari-basha-Berisha ne shekullin 21.Nuk kuptoj pse basha BERTET neper takime gjoja me antarsine jane ne fushate totalisht pa ide dhe program.</p>
dy Lulashe ne nje dere njeri
<p>dy Lulashe ne nje dere njeri pjerdh tjetri mban ere ! Dritero A.</p>
Add new comment