“Dita” dhe “Sot”: Në Tiranë shfaqet Fazlliç, Shkëlzeni diç transporton jashtë

Postuar në 13 Korrik, 2013 06:04

Dy gazeta të përditshme, “Dita” dhe “Sot” i kushtojnë një rëndësi të veçantë dy ngjarjeve të ndryshme në faqet e tyre. Gazeta “Sot” raporton se këto ditë në Tiranë është parë biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, të cilit ndryshe i referohet si sekseri i Familjes Berisha. Sipas gazetës, pas humbjes së PD-së në zgjedhje, ai tashmë gjendet në hall për pronat e tij në Shqipëri, por edhe për borxhet e pashlyera për importin e energjisë. Ndërsa, e përditshmja “Dita” shkruan se biri i kryeministrit, Shkëlzeni, së bashku me një nga truprojat e Berishës, është parë duke ngarkuar në Rinas në një çarter me shkronja arabe, tre valixhe metalike. Artikulli thotë se nuk dihet se çfarë ka pasur në ato valixhe, por konfirmon se tre ditë më parë djali i kryeministrit ka debatuar me dikë në aeroport.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by sinani (not verified) on

<p>Prape ju me valixhe? Si Mbreti Zog, si familja Hoxha, po per te njejtat sjellje u perfolen, dhe asgje nuk doli ne drite. Opo lerini keto lajme, ne 2013 se late nam fare, beni gazetari bajate dhe nuk keni bythe te pershkruani problemet e verteta te shoqerise shqiptare. Dhe vehte Goebelis do t`jua kishte ziline, &quot;3 valixhe metalike dhe avjon me shkronja arabe&quot;. &nbsp;</p>

Submitted by Turi (not verified) on

<p>3 Valigjet jane me valute qe depozitihet ne bankat arabe me te korruptuarat ne Planet. Jane miliardat e gjakut te shqiptareve.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Fare kollaj LSI ja ka njerëz që drejtojnë aeroportin. Kërkojini atyre që ti bllokojn.

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Dëgjo këtu Sinani. Tashmë është vërtetuar se Zogu grabiti arin e vendit të vet. Për Enver Hoxhën, Taret e Berishës janë lodhur duke gërrmuar dhe vetëm veglat e Enverit kanë gjetur që kanë madhësinë e trupit të Blendi Fevziut (kështu më duket se ka thënë një poet &quot;i keq&quot;)</p><p>Përsa i përket këtyre 20 viteve skemi nevojë të dimë se kush vodhi dhe vjedh, çdo veprim i mirë ose i keq sot bëhet me trrrransparrrrencë &nbsp;të vërtetë si rroçka (stilografi) e Arben Dukës, poetiti tonë më trimi nga gjithë krijuesit e artistët e Shqipërisë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.