Dua rrogën. Mos më quani më pas tradhtare po ika – thotë peshëngritësja Romela Begaj

Postuar në 12 Korrik, 2013 15:24

Peshëngritësja Romela Begaj ka dhënë një deklarim për mediat sot, ku e quan zvarritjen e pagesave për sportistët “një turp për shtetin shqiptar”. Disa nga fjalët e saj që gjenden në faqet online të mediave kryesore të vendit:

“Unë kërkoj një shpjegim se ku janë lekët, ku kanë përfunduar, institucionet të dalin edhe të thonë të vërtetën. Ky është një turp për shtetin shqiptar që po na zvarrit më pa të drejtë. Kjo nuk është aspak dinjitoze për dikë që ka përfaqësuar vendin në sa e sa gara. Kam pasur shumë oferta nga disa shtete për t’u larguar, por kjo nuk është në dëshirën time. Pasi unë dua që të përfaqësoj vetëm Shqipërinë. Por edhe durimi e ka  një kufi, shteti po më largon me duart e tij. E them me dhimbje, por situata e krijuar po më bën që të mendoj largimin. E nëse ndodh një gjë e tillë të mos dalin edhe të thonë pastaj që janë tradhtar, pasi tradhtar shteti po na largon vetë. Uroj që qeveria e re të ketë në vëmendje sportin, pasi gjërat janë shumë keq”

Flet më pas edhe për një bisedë me ministrin e ri të Sporteve, Visar Zhiti:

“Ministria e Sporteve ka katër muaj që na gënjen duke na sorollatur nëpër dyert e institucioneve. Fillimisht na thënë se pagat kanë dalë, por pas interesimit rezultoi krejtësisht e kundërta. Pas kësaj kontaktova me ministrin Visar Zhiti, i cili më tha që duhet të kontaktoj me zëvendësin, por ky i fundit ka fikur telefonin. Nuk e di si të veproj. Buk po kërkoj lëmoshë, por vetëm atë që më takon me ligj”. a.n.

Comments

Submitted by kristian demokrat (not verified) on

<p>Si mundet te paragjykoine e te quajne tradhetare ata qe me se shumti kane tradhetuar ne fakt vete edhe shtetin e tyre e te shqiptarve per interesa vetjake.??? Per mua eshte e pa konceptueshme qe te mbash qendrim kaq inferior ndaj vehtes ndikuar nga akuzuesit ne fakt tradhetar. Lufto per te deshmuar epersine tende ne gara te ndrysme kjo ne vullnetin tuaj te paepur sakrificat dhe sidpomos me mbeshtejen e te madhit zot.</p>

Submitted by Daku (not verified) on

<p>Ik Romela shiko ku te behet me mire, mos prit nga ata qelbesirat atje. Nuk behet ai vend, e ka mallkuar dikush.</p><p>Le te shkoje Ilir Meta te ngreje peshat.</p>

Submitted by un (not verified) on

<p>Nuk e mallkoj kush ket vend. Nuk esht rastesi mos zhvillimi i tij, por misioni i te shoqit te Sllobodankes. Ne fillim iken uzinat, fabrikat, pemtoret, rrjeti elektrik&nbsp; pastaj ushtria e me ne fund shendetsia, arsimi ...etc. Plak i rrjedhur, po , por luajti me nje popull lojen gomari me karroten per 23 vjet rrjesht. Nuk ju kojtohet kur donte te rehabilitonte figuren e esat pashes. Lexoni per ket figure. Figure per te cilen nuk ka shteg per interpretime, por qe esht trathtari me i madh mbas hamzait te Kastrioteve per kombin ton.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.