Shënim i Respublica-s: “Berisha nuk është mirë. Kush ka në dorë, le ta shpëtojë!”

Berisha ka lënë një shënim në facebook, nga i cili kuptohet se ai vetë është në një gjendje jo të mirë. Çdo ditë që kalon ëstë një ditë më pak nga mandate i tij kryeministror, dhe kjo gjë e bën, me sa duket, të vuajë. Sa më shumë kalon koha aq më i vetëdijshëm bëhet që koha e tij po mbaron si rëra në një klepsidër. Ja çfarë ka shkruar sot:
“Të dashur miq, z.Rama ka hapur në selinë mavi zyrën e tij të ‘kryeministrit të zgjedhur’. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjitha Republikave parlamentare dhe Mbretërive konstitucionale të Europës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur, pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët, kurse vetë Kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament. Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver, por dhe Don Kishot! Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!!”
Këtij njeriu po i ikën petlla. Nuk i besohet që ja, dhe ca ditë, dhe s’do të jetë më atje.
Comments
Ka shkare komplet se po i

Ka shkare komplet se po i vjen ngordhja. Nuk do kete me 100 roje nga mbrapa qe ta ruajne. E di mire se me zullumet qe ka bere po e presin ustallaret ne shteg. Keshtu eshte kur i lyen duart me gjak nuk ke nga ja mban. Tani do ja bej ham ham se vetem ajo i ka ngelur

HA HA HA AH HA HA HA HA! NA

HA HA HA AH HA HA HA HA!

NA QELBI ;-)

Është njeri me sëmundje

Është njeri me sëmundje psiqike duhet ta çojnë në Elbasan ose në Vlorë

Para psikiatrise ky surrat

Para psikiatrise ky surrat duhet te jape llogari per krimet mal dhe demet e pallogaritshme qe i beri Shqiperise ne keto 20 e ca vjet. ky qaraman e personazh barsaletash duhet te paguaj deri ne nje demet, vjedhjet, vrasjet dhe shtjen e territorit shqiptar per interes te tij dhe familjes se tij mafioze

A nuk ka nje argument puna e

A nuk ka nje argument puna e kushtetutes qe permend? Sa qendron fraza "kryeminister i zgjedhur" me baze kushtetute?

Ej, nje pyetje eshte, sa per te degjuar nje informacion a opinion. S'ka nevoje qe te turren militantet.

Dakord qe Berisha nuk eshte

Dakord qe Berisha nuk eshte mire dhe po shkruan gjera pa kuptim, po ju ftoj miqesisht si lexuar i rregullt i kesaj faqeje, ju gazetaret e Respublica te jeni me etike dhe me te perbajtur ne shkrimet tuaja sepse ne te kundert dilni edhe me keq se ai vete. Fraza te tipit " i ka ikur petlla" i thone vetem pijanecet neper lokale dhe jo njerez qe e cilesojne veten gazetare profesioniste. Mendoj se duhet te kerkoni falje per kete artikul aspak profesional dhe etik, i mbushur me urrejtje dhe kurrfare objektiviteti. Faleminderit!

Kete koment nuk e kuptova

Kete koment nuk e kuptova fare!

Pse "i paska ikur petlla"!?

Komentin e Berishes e lexova gjithashtu me kujdes dhe nuk mu duk formalisht i gabuar, perkundrazi!

Pra, a me ndihmoni te kuptoj se ku qendron problemi :-) ?

Ju flm!

ah grekt e nanes ha udasht me

ah grekt e nanes ha udasht me ju qistat moti

O Muci permbaji nje cike keto

O Muci permbaji nje cike keto "gazetaret" e Respublices o djale. Apo e shkruajte ti kete pacavure ?

Mund te na japesh te pakten nje arsyetim se ku eshte gabim Saliu ne ate qe thote? Pervec vrerit personal qe nuk mendoj qe perben interes publik.

Add new comment