Rami Memushaj polemizon me Gjergj Metën: Merru me grigjën, dom!

Gjuhëtari Rami Memushaj, siç pritej nga shumëkush, i ka kthyer një përgjigje dom Gjergjit, që në shkrimin e tij të fundit polemizonte fort me Kristo Frashërin, Jorgo Bulon e Memushajn vetë (për më shumë ndiqni linkun tonë http://respublica.al/artikuj/2013/07/09/gjergj-meta-polemizon-me-tre-profesore-qe-po-kerkojne-revansh-pas-23-qershorit). Memushaj e këshillon qysh në titull dom Gjergjin që “të merret me grigjën e vet”, e që “të [mos] sulmojë e etiketojë në këtë mënyrë njerëz me të cilët nuk e lidhin as interesa shkencorë, as mosha e as hierarkia shoqërore; ata janë larg prej tij dhe ca më lart se ai, prandaj një njeri me logjikë të shëndoshë nuk do t’ia lejonte vetes t’u vërsulej me egërsi e fyerje njerëzve me të cilët nuk e lidh asgjë”.
Polemika në thelb është për standardin, s’ka gjë se maskohet me çështje të tjera. Dhe Memushaj ka rast dhe njëherë tjetër të bëjë publik qëndrimin e tij: “Gjuha standarde është gjuha kombëtare e shqiptarëve, ajo me të cilën kultura jonë përballet suksesshëm me gjuhët e mëdha të botës; se është gjuha në të cilën ka përkthyer Biblën në Kosovë dom Simon Filipaj dhe Kuranin Hasan Nahi e Sherif Ahmeti në Maqedoni; se është gjuha që flet arqipeshkvi i Tiranës dhe i Durrësit, imzot Rrok Mirdita? Po edhe artikullin e tij domi ynë e shkruan në gjuhën standarde! Kësaj i thonë të shash gjuhën standarde në gjuhën standarde, apo të presësh degën në të cilën ke hipur!”
Artikullin polemik të Memushajt e gjeni të plotë në linkun http://mapo.al/2013/07/12/dom-merru-me-grigjen-tende/
Re.Pu.
Comments
Po ç’tu desh o dom
Po ç’tu desh o dom Gjergji!
Së pari, duhet ta kishe njohur Prof. Memushajn pastaj të shkruaje për atë. Unë që e njoh dhe jam i asaj fushe, po të them se është ndër gjuhëtarët më të mirë që ka Shqipëria. Pastaj edhe si njeri, nuk besoj se gjendet njeri më i ndershëm, më i pakorruptuar dhe më i drejtë se ai. Njerëz të tillë duhen mbrojtur me ligje të posaçme ashtu siç bën UNESCO me monumentet e kulturës. Për mua, është një fat i madh për Gjuhën Shqipe që Prof. Ramiu është ende gjallë dhe gëzon shëndet të plotë.
Po ty mirë të bëhet që kërcen degë më degë. Degën e gjuhës, ku kishe hipur edhe vetë, siç thotë Profesori, e preve. Tani qëndro mirë në degën tënde se mos e pret edhe atë.
Ramiu, e ka kryekeput gabim

Ramiu, e ka kryekeput gabim pasi ai nuk eshte "pronar" i gjuhes me te drejte eskluzive nderhyrje dhe nese e koncepton keshtu atehere me vjen keq se, pas gjithe ketyre viteve pune, ende nuk e ka kuptuar misionin e gjuhetarit. Cdo perdorues i gjuhes shqipe si Dom Gjergji apo Andoni, Gjoni etj kane te drejte te flasin e te shprehin opinionet e tyre mbi gjuhen edhe kur nuk jane gjuhetar, sigurisht kjo behet nga pozitat e nje perdoruesi te perditshem te shqipes.

Ramiu del nga fusha e tij gjuhesore por edhe etike kur keshillon Dom Gjergjin te merret me grigjen. Eshte vete Ramiu ne kete rast nuk merret me gjuhen por me personin dhe grupin qe ai perfaqeson.

Ai shkruan:

prandaj një njeri me logjikë të shëndoshë nuk do t’ia lejonte vetes t’u vërsulej me egërsi e fyerje njerëzve me të cilët nuk e lidh asgjë

a nuk do te ishte mire te fillonte nga vetja?

Shkruan ne pergjigjen e tij

Shkruan ne pergjigjen e tij Rami Memushaj:

Duke u nisur nga përmbajtja e shkrimit të tij, unë do ta cilësoja domin si një nga servilët e pushteteve, nga ata servilë me shkollë të regjimeve që Shqipëria i ka pasur me shumicë edhe ndër radhët e klerikëve, të cilët janë fajtorë për gjithë të zezat që ka pësuar ky popull në këta njëqind vjet jete të pavarur. Domit duket se i dhemb për mazhorancën qeverisëse që na la shëndenë, sidomos edhe sepse ajo nuk ia arriti që të rishikonte historinë dhe gjuhën, sikundër e pati në plan qysh kur erdhi.

Pa dashur Rami Memushaj ka nxjerre ne pah (me nje gjuhe te stilit te dikurshem te luftes e klasave) urrejtjen ndaj klerit katolik, por si gjuhetar qe qendron "lart" duhet te kujtoje fort mire kontributin qe dha kleri katolik ne levrimin e gjuhes shqipe dhe sigurisht te mos harroje persekutimin mizor qe pesuan nga diktatura e Hoxhes.

Toni i eger, me nota qesendie te nje niveli ordiner, i pergjigjes se Memushajt ka remineshencat e atyre qe kritikonin apo denonin ne emer te popullit edhe pse populli nuk dinte asgje se c'behej.

Si mund te jape nje gjykim te ekuilibruar mbi gjuhen apo standardin e gjuhes shqipe nje njeri me qendrime anti gege/shkodrane?

Eshte me te vertete per te ardhur keq qe njerezve te tille qe vetengrihen ne Olimpin e dijes i mungon diçka bazilare, klasi ne komunikimin me te tjeret.

Dmth Memushaj thote: A.
Dmth Memushaj thote:
A. "Merru me grigjen tende ....te ulur" - ky eshte etiketimi i nje ish komunisti kundrejt minorances katolike dhe gege shqiptare !
B. Gjergj Meta ne artikullin e tij parafrazon Ledi Shamkun dhe e ngre Ledi Shamkun si gjuhetarja qe do te shpetoje statusin e gjuhes. A mos valle Memushaj adreson pa e permendur si nje "gjuhetare e nivelit te ulet" Ledi Shamkun?
C. Mos valle stepja (frika) e Memushaj per ta permendur Ledi Shamkun lidhet me statusin e te privilegjuarit ne PS (prane Rames) te bashkeshortit te Ledi Shamkut?
Le te presim tashti cdo te thone Kristo Frasheri per Ledi Shamkun !
antishqiptarizmi i ca

antishqiptarizmi i ca ''katalikeve'' po i afrohet atij te janullatosit.

shqiperia eshte atdheu i shqiptareve. kush nuk e ndjen veten te tille oburra per ne republika serbska ose elladhistan

Po ca ti thuash gjuhetarit qe
Po ca ti thuash gjuhetarit qe rrin" lart" por kur flet per standartet duhet te di qe vendosen mbi base te lire dhe ne menyre gjithperfshirese, dhe kjo me duket se nuk ndodhi kur u vendos standarti" se nga shqipfolesit u mor per baze vetem 25% e tyre. Pra vetem blloku dhe byroja dhe familjaret e tyre edhe pak athine,stamboll,beograd..
Artikull komunist fund e krye

Artikull komunist fund e krye qe kur i percakton kleriket si "bashkepuntore te regjimeve" dhe "e keqja e Shqiperise" deri kur citon bashke-komunistin Qose.Po don me na e paraqit standartin si fakt te panryshueshem ky ramiu.A thu se nuk e ndryshuan komunistet ne '72 te pandryshueshmen.Gjella e Androkli Kostallarit e perzime nga ky qenka me e mire se e "Komisise Letrare" dhe "te folmes se Elbasanit".Militant i ngazellyer se fitoi Rama.S'i shqiteni ju shushunja te vjetra komuniste Rames.Me xhaketat e juaja te palara qe kur vdiq "komandanti".

Add new comment