Ilir Rusmali evidenton “Dushkun” e PD-së në zgjedhjet e fundit, që nuk dha frute

Ilir Rusmali, që ka zënë të bëjë kritika për Berishën pas zgjedhjeve, ka shkruar një artikull të natyrës politiko-teknike dhe e ka publikuar në Panorama. Ai flet aty për taktikat elektorale që ndoqën palët në këto zgjedhje, dhe argumenton që “Dushku i PD-së”, me listat e mbushura me kryetarë partish të tjera të kolaicionit e me ish kundërshtarë të tyre, këtë herë nuk funksionoi. Thelbi i vëzhgimit të tij është në një shënim të fundit, që po e sjellim më poshtë:
Ata që kanë kërshëri për llogaritjen për çdo qark, mund ta gjejnë të parashtruar më poshtë:
Zgjedhjet 2013 (kjo përllogaritje bazohet në të dhënat zyrtare sipas gjendjes më datë 9.7.2013):
BERAT
APMI {Alenca për Punësim, Mirëqenie e Integrim] ka marrë vetëm 2 mandate në qarkun Berat. Për sigurimin e këtyre mandateve ky koalicion nuk ka të nevojshme votat e PR, PDIU, LZHK, PLL, PDK, por i siguron mandatet duke u mjaftuar me votat e PD dhe aleatëve të vegjël.
DIBER
APMI ka marrë 3 mandate në këtë qark. APMI, për të siguruar këto 3 mandate, mund të mjaftohej vetëm me votat e PD, pa nevojën e aleatëve të saj.
DURRES
APMI ka marrë 6 mandate (5 mandate PD, 1 mandat PR). Në këtë qark PD-së i mjaftojnë votat e veta pa aleatë për të siguruar 5 mandate, duke i mbrojtur këto mandate me 2766 vota tepër.
ELBASAN
APMI ka marrë 6 mandate në këtë qark (4 PD, 1 PDIU, 1 PR). PD i siguronte këto 4 mandate edhe pa nevojën e votave të aleatëve, duke ndihmuar aleatët me 9696 vota.
FIER
APMI ka marrë 5 mandate në këtë qark (4 PD, 1 PDIU). PD i siguronte këto 4 mandate edhe pa nevojën e partive aleate, duke mbrojtur mandatin e katërt me 7297 vota tepricë.
GJIROKASTER
PD ka marrë një mandat në këtë qark. Këtë mandat PD e siguronte edhe pa ndihmën e votave të partive aleate.
KORÇE
APMI ka marrë 5 mandate në këtë qark (4 PD, 1 PR). PD e merrte edhe e vetme pa votat e aleatëve mandatin e katërt, duke i tepruar madje 7854 vota në mbrojtje të këtij mandati. Ndërkohë, PR nuk e merrte ndryshe këtë mandat veçse duke u ndihmuar nga votat tepër të PD.
KUKES
APMI ka marrë 3 mandate në këtë qark dhe të tria i ka marrë PD. PD nuk i merrte këto mandate pa ndihmën e aleatëve dhe ka pasur nevojë për 4190 vota të tyre për ta marrë mandatin e tretë.
LEZHE
APMI ka marrë 3 mandate në këtë qark dhe të tria mandatet i ka marrë PD. PD i siguronte këto tri mandate edhe pa ndihmën e votave të aleatëve.
SHKODER
APMI ka marrë 5 mandate në këtë qark dhe të gjitha mandatet i ka marrë PD. PD-së i kanë mjaftuar votat e veta dhe nuk ka pasur të nevojshme ndihmën e aleatëve për të siguruar 5 mandate.
TIRANE
APMI ka marrë 13 mandate (11 PD, 1 PR, 1 PDIU). PD-së do t’i mjaftonin votat e saj për të marrë 12 mandate, madje duke e mbrojtur mandatin e 12-të me 6870 vota tepër.
VLORE
APMI ka marrë 4 mandate (3 PD, 1 PDIU). PD me aleatët e vegjël e merr mandatin e tretë pa ndihmën e PR, PDIU, LZHK, PLL, PDK, madje ndihmon PDIU-në për sigurimin e mandatit të saj me 6336 vota.
Kush ka interes të lexojë gjithë shkrimin, mund të shkojë në linkun http://www.panorama.com.al/2013/07/12/rusmali-berisha-beri-dushkun-perfekt-ne-2013-humbi-zgjedhjet-si-fatos-nano-ne-2005/
Re.Pu.
Comments
Berisha humbi dhe ka per te
<p>Berisha humbi dhe ka per te humbur gjithmon, se afroj fytyra si juaja, zoti Rusmajli. Une nuk di sa i detyruar ka qene ky njeri per ti sherbyer kastes komuniste, por shqiptaret ti luten zotit qe Berisha nuk i dha me shume mundesi njerzve si ty. Te kesh gje ne dore ti te merr shpirtin. Kur ju shikoja ju ne poziten e kryetarit te komisionit te drejtesise, qe ju drejtoheshit kundershtareve tuaj politik si nje hiene e gateshme per ti shqyer, falenderoj zotin qe aq pate ne dore. Por po ashtu falenderoj nga zemra Berishen qe nuk te lejoj me shume pushtet, se nje bajge si puna jote te bene gjemen. Ndaj, nese ke akoma pak nder, largohu nga politika. Merru me nje pune ne profesionin tend dhe mos na gris me bythen ketej e tutje.</p>
Add new comment