Basha: Duhet t’u themi atyre që janë mashtruar më 23 qershor se cila është rilindja e mashtrimit

Lulzim Basha, nga pozitat e kandidatit për kreun e PD-së, ka përqafuar kauzën e mbrojtjes së administratës publike. Ja çfarë ka thënë ai në një takim të mbajtur me demokratët e Tiranës: “[Ne do të jemi] të gatshëm jo vetëm të evidentojmë, por edhe të provojmë me fakte para çdo gjykate padrejtësitë e këtyre vendimeve [të shkarkimeve nga puna], t’i kthejmë ato në konsekuenca ligjore, për rikthim në punë, konsekuenca financiare për dëmshpërblim dhe më pas është detyra jonë t’i kapitalizojmë si konsekuenca politike, për të shkurtuar ditët e kryezullumqarëve”, ka thënë ai.
Pastaj e ka çuar fjalën te “të mashtruarit e 23 qershorit” dhe tek opozita e ardhshme: “PD do të garantojë, që edhe ata të mashtruar të 23 qershorit ta kuptojnë koston e mirëbesimit tek rilindja e mashtrimit. Ne do të na kenë mbi kokë ditë për ditë, për t’u kujtuar se kanë premtuar 300 mijë vende të reja pune, se kanë premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël, se kanë premtuar shëndetësi falas për çdo shqiptar. Opozita shqiptare nuk mund të mjaftohet vetëm me kaq, në kushtet e kësaj mazhorance. Ne duhet të jemi gati sot, t’u paraqesim shqiptarëve platformën tonë, se ne jemi dhe mbetemi e vetmja shpresë e Shqipërisë së zhvilluar evropiane.”
Re.Pu.
Comments
irth irth se lirohesh

irth irth se lirohesh

Bashmashtruesi po mashtron me

Bashmashtruesi po mashtron me mashtrime te mashtrurit qe u mashtruan dy mashtrime para mashtrimit ...

Tung,

Blendi

E mor Lulush bosh ishe dhe më

E mor Lulush bosh ishe dhe më duket bosh do ngelesh

Luilin e vocerr dy ustallaret

Luilin e vocerr dy ustallaret e mazhorances se re (Rama dhe Meta) do ta perdorin si drejtor gjelberimi ne Tirane. Ky nuk zgjidhet ne krye te PD te beje ndonje gje nga keto qe thote por te ruaj veten dhe familjen Berisha nga burgu. Ja kane dosjet gati ustallaret per ta futur ne burg keshtu qe po u zgjodh ky e sigurte qe skemi per te patur opozite fare. Edi filloi tja prishi pallatet pa e marre akoma pushtetin kur ta marri do i beje rreshtore, kujtojne se kane akoma Nanon perballe keta.

Add new comment