Brunilda Marku, Itali, i shkruan Ramës: A ka vend për mua në Shqipëri?

Postuar në 12 Korrik, 2013 01:53

Brunilda Markut, shqiptare me banim në Itali, i është ringjallur një fije shpresë pas 23 qershorit. Kjo është arsyeja që i ka shkruar një letër Edi Ramës, kryeministrit të ardhshëm. Fillimisht i thotë se kush është:

“Quhem Brunilda Marku, jam me origjine nga Lezha e ka 17 vjet qe jetoj ne Ferrara (Itali), qytet ku kam studiuar per mjekesi e jam specializuar ne semundjet e aparatit te mushkerive (pneumologji). Aktualisht punoj si mjeke pneumologe prane spitalit te ketij qyteti, ku jetoj bashke me familjen time.”

Pastaj i tregon përvojën e vet në Shqipëri, kur tentoi të kthehej: “Ne vitin 2008 nisur nga nje thirrje e qeverise se atehershme per te mbledhur te gjithe studentet qe ishin diplomuar jashte shtetit, provova te kthehesha, por me beso asnjehere me shume se atehere nuk jam zhgenjyer aq shume: biseda qe beheshin vetem lokaleve, CV qe hidheshin ne kosh pa i hedhur asnje sy e kerkim parash per nje vend pune, kur une nuk kisha nevoje sepse kisha nje pune ne Itali...

Nuk lashë derë pa trokitur por asnje nuk u hap. Ne fund te fundit ishte nje fyerje per studimet e mia e per rezultatet qe me kaq mund kam arritur ne kete vend ku  edhe ti e di mjaft mire nuk eshte e lehte te ecesh perpara.”

Kërkon të dijë, nëse do të ketë vend në Shqipëri dhe për kategorinë e saj. Dhe Rama ia ka publikuar këtë letër, në facebook, tok me një përgjigje të tijën. Të dyja, dhe letrën dhe përgjigjen, mund t’i gjeni të plota në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/rama-mjekes-shqiptare-ne-itali-kete-here-uroj-mos-zhgenjehesh-166717.html

Re.Pu.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

Kane filluar dhe perbejne lajm bisedat romantike ndermjet kryeministrit ne pritje dhe nje te papune ne itali. Na mallengjyen, me zor po mbajme lotet :)

Submitted by anticensurë (not verified) on

mafishe ki kujdes me këto publikime!?

nesër mund të të publikojnë të njëjtën gjë!!shtrëngoje që të mos biesh në të njëjtat kushte si sala!!vështirë do ta kesh me bandën e metës,por vetë e fute në gji!!

Submitted by Brunoja (not verified) on

Me zor po presim te na vije Bruna nga Lezha qe te na zgjidhen hallet kendej. Meqe po kalon kendej o Bruna beji nje vizite per mushkerite Rames se thone qe pluhuri i bardhe ju ben dem.

Submitted by nisu me vrap (not verified) on

Nisu Bruna se mezi po te presim. Co shpejt CV tende, shoqeruar dhe me foto. Mjeke pneumologe duhen gjithandej. Sidomos me eksperiencen tende jashte shtetit. Mund te na semuret ndonje ambasador nga veremi. Na duhesh ti. Na duhesh se kemi nevoje dhe per hartime te bukura. Jemi te ndjeshem ne shqiptaret qe kemi mbetur ne atdhe. Na prekin letrat e bukura. Kryetari jone shkruan po ashtu bukur. Ka bere Kurbanin, e ke lexuar. Po e ke lexuar s'besoj ta kesh kuptuar, por s'ka problem. Vetem mos te na kesh krijuar ndonje mendim te keq per Meten, se s'eshte aq i keq. Kryetari e ka marre ne koalicion. Hajde Bruna, te lutemi te gjithe ...

Submitted by Bard (not verified) on

rri atje ku je Bruna, sa te precipitoje pak maskaralleku, do edhe nja 10 vjet kjo pune....te pakten 10.

Submitted by Daku (not verified) on

Rri Bruna se je mire atje. Po nuk i ke mire fijet me LSI-ne nuk ke shprese te besh para. E po ke ndermend te ushtrosh "ndershmerisht" zanatin e mjekut dhe jo te besh para ndfryshe, nuk besoj se do jesh e kenaqur me rrogen. Pastaj njerez qe mbarojne fakultetin kemi plot, nuk nuk ka vuajtur Shqiperia se nuk ka mjeke apo ekonomiste. Ka vuajtur se ministrat jane marre vete me tendera. Dhe ata qe mbarojne shkollen ikin. Dhe tani me Koken e Kokedhimen e njejta gje.

Rri ne Ferrara se je mire!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.