Parlamenti i ardhshëm sipas qarqeve elektorale: ku priten ndryshime

Postuar në 22 Qershor, 2013 16:32

1. Në qarkun e Beratit ka 149977 votues, dhe 302 qëndra votimi në qarkun e Beratit. Në zgjedhjet Parlamentare 2009, nga 8 deputetë që ka qarku i Beratit, 4 mandate i fitoi PS, 3 mandate PD dhe 1 mandat LSI. PD-së i duhet të mbrojë mandatin e tretë të vetin.

2. Në qarkun e Dibrës janë në lojë 6 mandate për në parlamentin e Shqipërise. Në zgjedhjet e vitit 2009, PD arriti te marre 4 mandate, kundrejt 2 mandateve te PS. 120.000 votues i drejtohen kete te diel kutive te votimit ne 264 qendra votimi. Kandidaturat e FRD dhe LSI pritet te ndryshojne balancat ne kete qark. Kjo, pas futjes ne koalicionin e majte te LSI-së, e cila në zgjedhjet e 2009-ës arriti të marrë në Qarkun Dibër 3.774 vota dhe me hyrjen në garë të FRD-së, lista e secilës kryesohet nga Sali Shehu.

3. Në qarkun e Durrësit janë në lojë 13 deputetë. Në vitin 2009, 7 mandate i fitoi PD, 5 PS dhe 1 LSI. Janë shtuar faktorët FRD dhe PR-ja me Agron Dukën, të cilët nuik dihet se ç’imp-akt do kenë mbi rezultatin.
4. Në Qarkun e Elbasanit përcaktohen 14 mandate. Ne zgjedhjet e vitit 2009, PD dhe PS ndanë mes tyre nga shtatë mandate. PS në zgjedhjet e 2013-s kërkon mandatin e tetë në qarkun e Elbasanit, ndërsa PD përpiqet të ruajë të shtatin. Por përballë tyre FRD synon te marre një mandat, ndersa ndikim ne vota pretendojne te japin ndjeshem edhe PDIU dhe AK.
5. Në vitin 2009, Fieri coi në parlamentin shqiptar 16 deputetë. Partia Socialiste se bashku me Levizjen Socialiste per Integrim po synojnë të marrin mandatin e 10. Por e vecanta e e zgjedhjeve te 2013 ne qarkun Fier eshte garimi si deputet i pavarur i Dritan Priftit. Ndërkaq PDIU, nje force qe ne zgjedhjet e 2009 humbi mandatin e saj vetem per 300 vota pretendon kete here marrjen e mandatit; nëse nuk dëmtohet nga filiali çam i sapo krijuar. Nje tjeter risi ne keto zgjedhje ne qarkun e Fierit eshte garimi i Frymes se Re Demokratike, qe pritet te ndikoje ne ndryshimin e balancave krahuasura me vitin e 2009.
6. Në vitin 2009 Korca coi në parlamentin shqiptar 12 deputetë, ku partia Demokratike dhe ajo Socialiste morën nga një numër të barabartë mandatesh, nga 6 secila. Nga njëra anë Partia Socialiste ,së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim e cila në zgjedhjet e kaluara arrti të siguronte 4500 vota, synojnë të marrin mandatin e shtatë përkundrejt 5 mandateve të kundërshtarit.

7. Qarku i Kukësit edhe pse me nje numer te vogel deputetesh ne kuvend, vetem 4 te tille konsiderohet si nje nga zonat me te nxehta ne keto zgjedhje. Te dyja foract e medha politike PS dhe PD sunojne permbysjen e rezultatit te 2009.

8. Qarku i Gjirokastrës i konsideruar si bastioni i se majtes, çon ne parlamentin e Shqiperise 5 deputete. Ne zgjedhjet e 2009, rezultati mes PD dhe PS ka qene 3 me 2, ne favor te te majteve, rezultat i cili pretendohet te thellohet dukshem nga ana e PS.

9. Qarku i Shkodrës nxjerr 11 deputetë. Në vitin 2009, PD fitoi 7 mandate dhe PS 4 mandate. Është LSI që ka rritur pretendimet këtë herë, në një kohë që s’njihet egekti që do ketë faktori FRD.
10. Qarku i Vlores ne zgjedhjet parlamentare te 2013 do te perfaqesohet ne parlament me 12 deputetë. Ne zgjedhjet e 2009, Partia Socialiste mori 6 mandate, Partia Demokratike 4 te tilla, PBDNJ nje mandat dhe ne ate kohe PDI, 1 mandat.

11. Që nga viti 1992, Partia Demokratike dhe e djathta ne pergjithesi kane qene dominuese ne qarkun e Lezhes. Ne zgjedhjet e vitit 2009, PS arriti te marre 3 mandate kundrejt 4 te tillave qe mori partia demokratike. Te djathtët humben mandatin e 5-te per vetem 528 vota. Por këtë herë atje po lufton fort Monika Kryemadhi.

12. Tirana ka 32 mandate, dhe situata ka qenë e balancuar në vitin 2009. Këtë hetë opozita pretendon të marrë 17 deputetë, por ndërkohë diferencën mund ta bëjë dhe FRD-ja e Bamir Topit.

Comments

Submitted by Kevin Durant 5 Shoes (not verified) on

Ahaa, its fastidious dialogue concerning this paragraph here at this web site, I
have read all that, so at this time me also commenting at this place.

Submitted by Cheap NFL Jerse... (not verified) on

Let's see what they can do:Cheap Jerseys China's MP3 sunglasses are the leaders in photochromic lenses.
00 & With his brother Jesse acting as his creative director, snowboarding superstar Shaun White
and the designers fromCheap Jerseys China Holbrook series were
born. 4, 1996, the Knicks inbounded quickly, but Stackhouse 22 points stole the pass and made two free throws.
I have to admit to myself that neat and tidy theologies just don't add up for me.

Submitted by michaelkorsbags... (not verified) on

And, so did themichael kors wallet Half Jacket sunglasses that I was considering such
as robotics engineer, and Architect which I thought were pretty spot on.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.