“Autokrati është përsëri në opozitë! Po sikur të rikthehet?” shqetësohet Stefani

Postuar në 11 Korrik, 2013 04:13

Andrea Stefani, në një shkrim të sotëm te Shqip shprehet i lumtur për përmbysjen e autokratit Berisha, për t’u brengosur menjëherë më pas nga opsioni i rikthimit të Berishës në pushtet.

Sepse triumfi me votë kundër Berishës, “ka krijuar mundësi që ai të ruajë të gjithë strukturën politike dhe partiake. Dhe ende pa hyrë në zyrë kryeministri i ri, Berisha, Basha dhe Olldashi kanë nisur ta akuzojnë për korrupsion, arrogancë apo revansh politik. Pasi i ka përdhunuar për 8 vjet institucionet dhe administratën publike, autokrati në opozitë ka nisur të gërthasë në “mbrojtje” institucioneve. Ka nisur të rishfaqet grotesku i pas vitit ’97, kur Berisha, babai i korrupsionit në tranzicion, nisi të tundë flamurin e antikorrupsionit dhe që në emër të gjoja mbrojtjes së opozitës dhe liderit të saj nga revanshi politik i pushtetit, i ndali dorën drejtësisë për të ndëshkuar sipas ligjit krimet e pushtetit të tij.”

Stefani ka frikën se ky “teatër absurd” mund të rikthejë autokratizmit berishist (ose në një pushtet pa mbarim të së majtës). Ndaj ai jep dy alternativa:

“Partia Demokratike të reformohet rrënjësisht duke shpallur distancimin nga tradita autokratike e Berishës”, version ku PD e largon me votë “plakun”. Në pamundësi të kësaj, Stefani propozon organizimin e opozitës rreth “forcave të tjera të djathta, si për shembull FRD-ja, të afta të riorganizojnë, në fakt të themelojnë, të djathtën përreth idealeve të demokracisë liberale perëndimore”

I plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/11/tani-qe-autokrati-eshte-perseri-ne-opozite/

Comments

Submitted by Landi (not verified) on

Osht i modh ky Stefani..... Dy gjera tha Ajnshtajni nuk kane fund: univesri dhe budallalleku i robit dhe e ka thene pa njohur Stefanin

Submitted by Ben (not verified) on

Provon katerciperisht anesi ne gjykume.

Nuk ka problem ta thuash une jam i majte dhe e urrej te djathten,Stefi.

Submitted by Bard (not verified) on

keto alarmet fallso te Stefanit me ngjajne me thirrjen " ikni kurva se policia!" qe prostitutat me me eksperience benin per te trembur ato me te rejat, qe te rrisnin xhiron e vet.

Submitted by RP (not verified) on

edhe e djathta greke erdhi pas nje viti prape ne pushtet,ekzakt si thote Andrea.Pra,mundesia qe Berisha te dale prape shesheve dhe bordurave,si prodhim i rruges dhe qilareve,nuk eshte fantazi.Amerikanet kane prodhuar nga te gjitha,edhe satrape si Pinoçeti,edhe sundues si Markos e mijera satrapuce te tjere,por kafshe te palodhur mitingjesh dhe antimitingjesh si Berisha zor se ka nxjerre dy here makina e cirkut.Bah,deri tani s'eshte provuar ndonje 100 vjeçar te bertase nje vit rrjesht ne mitingje,sepse dyshoj qe ky makth mund te zgjase me shume se 30 vjet.Gjer atehere,n'a zuri rrota bishtin.

Submitted by Anonim (not verified) on

TANI NE OPOZITE ROLI I FUNDIT I AUTOKRATIT DO TE JETE  NXITESI RADIKAL I TE DJATHTEVE E PSEUDO TE DJATHTEVE KUNDER TE MAJTEVE DHE EKSTREMIT TE MAJTE ME ALIBINE SE SHQIPERIA PO SHKON DREJT RIKTHIMIT NE VITET PARA 1990.PRA PARARENDESI I LUFTES CIVILE NE SHQIPERI QE DUKET SHUME QARTE NE HORIZONT.KY ESHTE ROLI I AUTOKRATIT NE VITET MBAS 2013.DHE KA TE NGJARE QE SHQIPERIA TE PERFUNDOJE SI SIRIA>PER KETE ROL KUVENDI POPULLOR I JEP AUTOKRATIT MEDALJEN "KALORESI I PPSH"urdher ky I akorduar per TE tille njerez ne kushtet e pluralizmit.POPULL shkoni tek rama dhe i thoni te hape uzinat e fabrikat minierat kooperativat etj.LERI NDERTIMET E KOCOS$CO ato jane te mos fitoje populli.juve ju duhen qendrat e punes qe i privatizoje PARTIA E PUNES dhe sot ben rolin e te paditurit.LERINI MILJONERET ,sherbetore te te huajve.KY eshte hapi themelor per te ndare shapin nga sheqeri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.