Artan Lame: “Mos luani me paratë tuaja, mos ndërtoni pa leje; ka filluar një epokë e re”

Artan Lame, ish-zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit në qeveritë e majta para vitit 2005 dhe deputet i PS-së në Berat pas 23 qershorit, ka qene i ftuar në programin e M. Kazhanit në A1 Report, dhe ka shfrytëzuar rastin për të përsëritur mesazhin e Ramës; madje, duket se edhe e ka saktësuar atë në versionin më kategorik.
"U bëj thirrje të gjithëve: Ndaloni çdo ndërtim pa leje, në det, në gërryerje mali, në zona monumentale, se forca e prishjes së tyre do vazhdojë me këtë fluks për të ndërprerë gjithë ndërtimet pa leje. Do kontrollohet gjithë bregdeti nga Ksamili deri në derdhje të Bunës. Shteti bëhet me ligje dhe kemi nevojë të na vijë era shtet. Qysh para zgjedhjeve u thamë të ndaloni". Pastaj e përsëriti: "U them dhe një here gjithë shqiptarëve: Ndërprisni çdo lloj ndërtimi pa leje. Po fillon një epokë e re".
Lidhur me pallatet në Vlorë, të cilat media i quan të Lulzim Bashës, ai tha: " Uroj si shqiptar dhe si person publik, që mos kenë lidhje me zotin Basha, pasi ky është person publik. Se do jetë shumë e rëndë nëse do ishte e vërtetë. Aty janë një varg ndërtimesh pa leje e nëse do prishet vetëm ajo, do thonë Edi Rama e ka me Lul Bashën. Nëse prishen të gjitha askush nuk thotë gjë. Duan ligjin, por s’duan përzgjedhjen, trajtimin e pabarabartë. Askush s’ka të drejtë të spekulojë".
Re.Pu.
Comments
AMAN O TEKTI<E KE ME ATE

AMAN O TEKTI<E KE ME ATE KOLEKSIONIN ME MEDALJE.

Artan Lame nuk u zgjodh

Artan Lame nuk u zgjodh deputet ne Berat. Ishte i 5ti i PS ne listen e Beratit dhe PS ne Berat fitoi vetem 4 deputete

-E

-E tmerrshme!

-Kryearkitekti i shkaterrimit te plazhit te GOLEMIT, po del e na jep leksione per te mbrojtur bregdetin!

Ne se zoti Rama do te mbaje ne qeverisje kesi tipash, do ti beje gropen vehtes!

Eshte e pa falshme qe voten plebishitare te opozitarve ta shperdorojme duke u dhene pushtet ketyre hajnave qe sa ishin ne qeverine Nano, nuk lane gje pa shkaterruar.

-Opozitarë si Artan Lame, Artan Shkreli e Auron Tare nuk i duhen dreqit nje gje. Madie zoti Rama do te bente mire qe Artan Shkrelin, ta mbante edhe me larg ketij pushteti, ne se nuk do qe thashethemet qe qarkullonin se ky bente sekserin e shesheve te ndertimit ne bashki jane te verteta .

Add new comment