Specialisti i larguar 3 herë nga puna për “motive politike”, i shkruan "mbrojtësit të administratës", Lulëzim Basha

Postuar në 11 Korrik, 2013 12:04

Nisur nga deklarata e Lulëzim Bashës (pjesë e strategjisë për të ‘fituar’ vendin e Kryetarit të PD) se do të mbrojë administratën shtetërore nga “revanshi politik” i PS, Hysni Osmanaj sjell përvojën e vet por dhe shifra mbi masakrën e bërë nga vetë PD në administratë, pjesë e piramidës së së cilës ka qenë dhe vetë Lulëzim Basha.

“Vetëm në mandatin e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike 2005 – 2009, sipas statistikave numri i të larguarve nga puna i kalon katër mijë veta dhe fatura financiare shkon deri në katërmbëdhjetë milionë dollarë! Vetëm në 150 ditët e fundit të këtij viti janë larguar nga puna mbi 830 nëpunës. Vetëm në gjykatën e Tiranës janë shqyrtuar mesatarisht rreth gjashtë dosje ankimore (të shkarkuarish në kundërshtim me ligjin) në ditë” shkruan Osmanaj.

I larguar tre herë nga puna si specialist në administratën publike, në harkun kohor të pesë viteve, me të njëjtën akuzë “për motive politike”, vetë Osmanaj thotë të ketë fituar përballjet lgjore dhe se motivimi për largimin e tij nga puna është gjetur me shkelje të rënda ligjore nga organet e drejtësisë. Madje, ai ka fituar të drejtën e rikthimit në punë, dëmshpërblim financiar, etj, dhe vetëm për rastin e fundit, fatura financiare që do i paguajë institucioni përkatës kap vlerën e dëmit në buxhetin e shtetit prej 740.000 lekë.

“Unë specialisti i lartë, me përvojë dhe kualifikimet përkatëse, qëndroj pa punë, ndërsa në vendin tim paguhet një tjetër, pra, për një vend pune edhe sot bashkia e Lul Bashës, paguan dy veta!” arsyeton Osmanaj.

k.c.

i plotë:

http://gazetadita.al/shkarkimet-dhe-nje-eksperience-personale/

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Z.Rama njerezit duan te shohin rezultate te menjehershme ne luften ndaj korrupsionit. Mqs Meten nuk e prek dot me dore,Lul Bashen duhet ta rrasesh sa me shpejt ne burg.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.