Lubonja parashikon rikthim të gjuhës së dashuri-urrejtjes, dhe bën një kërkesë modeste

Fatos Lubonja në një shkrim te Panorama sot shtron “një kërkesë modeste”. Në fillim Lubonja përshkruan situatën e “qetë” paszgjedhore: “tani PD-ja po kërkon një lider të ri, që mundësisht të vërtetojë pazëvendësueshmërinë si lider të Berishës deri në fitoren e ardhshme. PS-ja po feston fitoren me premtimet e një kryetari që thotë se politikën e bën pasi ka frikë se vdekja e gjen pa hyrë në histori dhe pa frikën se si do ta gjykojë historia, pasi atë e përcakton vetë. LSI-ja po ruan një profil më modest me një kryetar të mbiquajtur “pragmatist”, i cili duket se ka nuk ka probleme të tilla me vdekjen dhe historinë, por i bindur se edhe po ia dolën, do të mund t’i blejë ato me pare...”
Por, Lubonja vë re që klima e konfliktit është pas dere. Ai i referohet historisë së breshkave të Ramës të quajtura Sali e Fatos, si një metaforë paralajmëruese. Është një teatër dashuri-urrejtje që Lubonja i quan “dashuri e shtirë” e “urrejtje e shtirë”. Ndaj “rrezikojmë të biem përsëri pre e teatrit të gjuhës banale të urrejtjes sapo të kalojë vera dhe pushimet”. Ndaj Lubonja bën një “kërkesë modeste për pak më shumë qetësi dhe kthjelltësi mendore e gjuhësore, që të mund të merremi me problemet reale të vendit”.
k.c.
i plotë:
Comments
Ndersa pas 8 vjetesh
Ndersa pas 8 vjetesh shqiptaret u emancipuan dhe hodhen Berishen ne humnere. Ajo cka ky popull nuk kupton eshte se bresheri i delirantit Edi Rama (qe prezantohet si Kryeminister edhe pa voten e kryesise dhe bazes socialiste) do te jete 1000 fish me i cmendur se koha e Berishes. Ata qe i rrine Rames nga pas (Gaz Demi, grupi Soros, 2KK) jane me te keqinj dhe me te uritur se babezia e Argites me Xenin.
Te emerosh nji super mafioz si Saimir Tahiri ne qeveri, kur ky beri cfare I donte qejfi me fondet e zgjedhjeve per tiranen, duke paguar qindra rrugac ti rinin bodyguard perdit.....eshte krim. Per te mos hyre tek Klosi, Bushati e super korrupsioni aktiv i Velise qe po pergatit lista te konsulenteve te huaj qe do te punesohen gjoja si eksperte (e do hane me shume se Patton Boggs) ....ah mor shqiptar te shkrete !
lubonja e njeh mire teatrin e
<p>lubonja e njeh mire teatrin e politikes shqiptare.ashtu si mendon ai do te zhvillohen ngjarjet.ka te drejte.</p>
Add new comment