Edhe Alma Lamës, edhe Memli Krasniqit, u duhen “vetëm tri minuta, jo më shumë”. Për …

Këngëtari kosovar i rap-it, Memli Krasniqi, në të njëjtën kohë deputet i Partisë së Thaçit, ka shkruar në profilin e tij në twitter diçka për Vetëvendosjen. Dhe për Alma Lamën. “Alma Lamës iu paskan dashur 3 vite me e kuptu atë që secili njeri racional e kupton për 3 minuta: faktin që VV është parti fundamentaliste”, thotë ai, dhe me një gur “ka vrarë” dy zogj, edhe VV-në, edhe Almën, që pak ditë më parë bëri divorcin me VV-në.
Kjo e fundit, e ndjerë e provokuar, ka reaguar në të njëjtën mënyrë ironike, po në twitter: “Në fakt 3 minuta më janë dashur për të kuptuar se kush jeni ju [Memli Krasniqi], kur hoqët foton e Nënë Terezës nga zyra e Ministrisë”.
Re.Pu.
Comments
e c'pune ka fotoja e nene
<p>e c'pune ka fotoja e nene terezes ne zyrat e ministrive? Preferencat personale le te mbaje personale zonja. </p>
Add new comment