PD: Lufta e klaneve shpërthen. Këshilltari i Bodes (pro Olldashit): “bajgat që inskenojnë...”

“Plasin sherret” në PD është shkrimi i sotëm te Shqiptarja.com ku përshkruhet situata në “kampet” e Bashës dhe Olldashit. Sipas gazetës një pjesë e mirë e deputetëve më të vjetër, janë duke punuar për kandidaturën e tij, ndërsa më të rinjtë për Lulzim Bashën. Të gjitha stafet e shtabet e ministrave, kanë dalë në terren për një kandidat apo tjetrin.
Akuzat janë se një pjesë e mirë e studentëve dhe stafit të Universitetit Europian të Tiranës (Henri Çili) kanë dalë në mbështetje të kandidaturës së Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD.
“Rrëmuja” lindi në Korçë, ku prefekti Andrea Mano është rreshtuar pro Lulzim Bashës, ndërkohë që këshilltari i ministrit të Financave Ritvan Bode, Elvi Fundo, është rreshtuar me Sokol Olldashin. Fundo ironizon dhe “dorëheqjen” e Avokatit të Bashkisë Salianji (http://respublica.al/artikuj/2013/07/10/avokati-i-bashkise-jep-doreheqje-per-te-mbeshtetur-bashen-flet-per-demokracine-e) duke thënë se ai “sa të mbarojnë zgjedhjet do të kthehet prapë në Bashki”.
Fundo në faqen e vet në Facebook ka bërë akuza për shumë kundërshtarë, disa prej të cilëve i konsideron “bajga”:
“Çfarë ka ndodhur?? çfarë ka ndodh? Kush është ""Bajga"" etj etj, po më pyesin kolegë gazetarë miq e shokë. Hiç gjë nuk ka ndodh, hiç gjë. Thjesht disa plera e ndyrësira, njerëz që fusin turinjtë kudo inskenojnë, manovrojnë, sepse kujtojnë se unë mund të tërhiqem. Po i biet murit me kokë?? Edhe bajga dhe dashnori i Naimit inskenuan duke kujtuar se unë tërhiqem. Po çfarë thoni more çfarë thoni, keni ngatërruar adresë. Përkundrazi unë kur ngacmohem ateherë zgjohem. Pak më vonë të tjera përgjigje për kolegët”
k.c.
I plotë:
http://www.shqiptarja.com/home/1/gara-basha-olldashi-per-kryetarin-plasin-sherret-ne-pd-166621.html
Comments
Gazetat po merren me postimet
<p>Gazetat po merren me postimet ne Facebook.Edhe lajmet e disa TV-ve kryesore lexojne me shume durim"kallaballekun"politik te Facebook-ut.Kur shkruan kryeministri ne Fcb qenka lajm,hajde de,por edhe kur shkruan nje iks ne favor te ypsilonit.Me duket se nuk ka me argumente,nuk qe keq ai per Marksin,shkuan shpejt nja 40 komente.</p>
Hedh nje budalal nje gure ne
<p>Hedh nje budalal nje gure ne lume dhe sulen te gjithe budallenjete ta kapin. Keshtu eshte edhe ky muhabet</p>
Add new comment