Filip Çakuli ironizon garën për kryetar të PD-së dhe Berishën që vijon të flasë për arritjet e veta

Postuar në 10 Korrik, 2013 14:32

Në fund të një shkrimi të Filip Çakulit, tregohet një anektodë:

“Një çift pleqsh, që do të festonin 50-vjetorin e martesës së tyre. Shkuan në të njëjtin hotel ku kishin shkuar për herë të parë, në të njëjtën dhomë.

-Është me të vërtetë shumë prekëse, thotë plaka e ekzaltuar, kjo që po përjetoj tani. Më duket vetja si në atë kohë, kur ishim të rinj. Ndjej një afsh përbrenda, aq sa gjoksi me digjet nga dashuria për ty…

-Lëri moj këto budallallëqe, ia kthen plaku, dhe hiqi cicat që të kanë rënë te pjata e nxehtë e supës…”

Këtë anektodë e tregon për të ironizuar protagonizmin e pasosshëm të Berishës nga pozitat e kryeministrit, në një kohë që shqiptarët e kanë trajtuar si qeverinë më të urryer të 22 viteve të fundit (gati 1 milion syresh votuan kundër). “Berisha, ndërkohë që gara [për postin e kryetarit të PD-së] vazhdon, është edhe kryetar partie, edhe kryeministër deri në orën e fundit, dhe po e përdor këtë periudhë jo për të reflektuar për humbjen, por për të shantazhuar fitimtarët. Në postimet e tij në Facebook edhe sot ai numëronte arritjet e qeverisë së tij, rrugët, kopshtet, çerdhe, shkollat, ujësjellësat, pjeshkët, arrorët, ullinjtë, fabrikat, uzinat etj”, shkruan Çakuli.

Artikullin ai e nis me garën mes Bashës e Olldashit, të cilët “po bëjnë një lojë luftash në pikë të vapës, [dhe po] ngulin këmbë se Sali Berisha nuk ka asnjë faj dhe përgjegjësi për humbjen e PD-së më 23 Qershor… Nëse Berisha nuk paskësh faj, atëherë pse duhej të largohej nga kryetarllëku njëzet e ca vjeçar? Nëse janë bashkëfajtore të tre, më mirë le të rrijë njëri prej fajtorëve, ai që ia ka marrë dhe dorën dhe e ka çuar partinë në këtë derexhe dhe s’ka pse të ndërrohen fajtorët në krye të një partie.”

Shkrimin e plotë, që është i natyrës satirike, mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/10/tre-fajtore-pa-faj/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Filipi, Pali dhe... (not verified) on

<p>Une, Filipi dhe Pali kete mendim kemi...</p><p>Por nuk dime se si mendon Mitro Shqiponja!</p>

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Mendoj se kjo nuk eshte pune faji. Berisha beri aq sa mundi dhe nuk mundi te binde as elektoratin e vet se kish fuqi per nje mandat tjeter, madje&nbsp; edhe presidenti Topi per te cilin ai bleu deputet e PS doli kundra tij.&nbsp; Si rezultat i fames se keqe te hynereve te tij u be nje personalitet politik-barsoletic ne syte e te huajve duke ja zbehur deshiren per manipulime te reja-vetem kjo e fundit mund te konsiderohet pjese e fajit&nbsp; te tij qe doli nga natyra anormale qe e karakterizon per tu dukur njeri normal. Prandaj rezultati eshte plotesisht logjik. Rotacioni eshte norme elementare e demokracise. Uroj qe te&nbsp; perseritet kjo&nbsp; situate rotacioni normale edhe kur Rama te &quot;haje kohen e vet&quot; .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.