Ju kujtohet ndërtesa në foto? Rama do ta prishë nesër!

Postuar në 10 Korrik, 2013 11:39

Ndërtesa në foto u bë një shqetësim në blogosferë, shi për faktin që ishte ekzemplari më i spikatur i ndërtimeve abuzimeve dhe arrogancës së pandëshkueshmërisë. Jo për madhësinë e dëmit ekologjik (ka ndërtime të tjera, shumë më agresive e të pakthyeshme), por më shumë dhe për faktin që po ndërtohej në Qafën e Llogarasë, në një ballkon natyral ku kushdo që shkonte në bregdet ndalonte për të bërë foto a për të pushuar. Duket se Rama po nis ta “mbajë fjalën” për eleminimin e ndërtimeve pa leje pa filluar akoma punë zyrtarisht.  Sipas gazetës “Dita” instancat shtetërore janë vënë në lëvizje dhe bashkia e Himares nën kujdesin personal të e kryeministrit në ngjitje Edi Rama,  do të nisë aksionin për shembjen e kësaj ndërtese nesër (të enjten) në orën 7 të mëngjesit dhe do të pasohet edhe me shembjen e ndërtimeve të tjera në atë zonë.

k.c.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Nuk do ta prishe RAMA por LIGJI !!!

Respublikaaaaaaaaaaa e kuptoj prishjen e qefit tuaj nga faktori Rama, por kur te shkruani artikujt mos i vini terma hiperbolike duke e bere veper te nje njeriu. Duhet te mesoheni njehere e mire qe gjerat funksionojne me ligj e jo me emra te pervecem.

Submitted by Albi (not verified) on

Si ishte kjo? Nen kujdesin e Rames???

Ca do me thene kjo? Rama nuk ka akoma asnje pushtet ekzekutiv, me te c'te drejte jepka urdhra? Keto strukturat lokale kane patur tere autoritetin per te nderhyre dhe me perpara, pse nuk e kane bere?

Submitted by elsi (not verified) on

crendesi ka tani apo me pare apo ndoshta me von... e rendesishme eshte qe ato jan paleje dhe duhet te shkaterrohen dhe kjo po ndodh.. eshte nje ligj dhe po veprohet ne baze te tij... kjo eshte me e mira qe mund te ndodhte per keta zuzaret qe i vun nje mbulese gri drites qe percjell perla bregdetare...

Submitted by Qeverisja s'esh... (not verified) on

Nese eshte ngritur pa leje...le te prishet. Jo vetem ajo.

Nese nuk synohen vetem ata qe ishin ne pushtet...le te prishen, gjate tere bregut.

Nese nuk ka korrektese, konseguence, vendosmeri afatgjate...kot qe prishet!

Po te jet e Lul Bashes, le te prishet...Nese eshte pa leje, eshte fjala.

Nese eshte e Lulit dhe me leje: te kerkohet: si e siguroj kete leje? A mund ta merrte kete leje cdo qytetar

shqiptar? Nese po, a i ka shlyer detyrimet? Nese i ka shlyer: a e ka deklaruar nga kane ardhur keto te ardhura?

Nga ana e saj, PD nuk duhet ta konsideroj kete prishje si revansh politik. Perkundrazi.

Nese kete ndertese te Lulit e prishin dhe ne vend te saj ngrihet e Edi Rames...jo vetem kot qe prishet, por...

Por duhet t'i rilexojme pyetjet me siper, dhe pyetje te tjera, nga e para, edhe per Edi Ramen apo ndokend afer tij!

Nese PS do bej revansh, per te persitur PD-ne, revanshi tjeter do duhet te jete i Popullit: kunder PS-se dhe PD-se dhe tere shtreses politike te Tiranes...

Submitted by alidemsi (not verified) on

Ore, njerez, po perse Rama do ta prishe kete ndertese te paligjshme...??? Po a jeni ne vete o njerez qe me keto tituj bombastike thjeshht vazhdoni ti bini fyellit te Saliut...???? Po jo, more jo, nuk e prish Rama, por e prish ligji, dhe qeveria vendore e cila deri tashti eshte penguar nga antiligji...... mos i fryni kultit te individit o njerez, se do ta shnderroni Ramen ne nje monster me keq se Saliu......

Submitted by dritan (not verified) on

Kjo eshte maskarada me e peshtire qe ekziston. Bashkiake dhe komunare socialiste (sepse gjithe bregun ata e kontrollojne) kane lejuar keto ndertime pa leje dhe madje i kane stimuluar me vite , ne shume raste i kane pajisur dhe me leje dhe sot dalin te c'bejne me urdherin e PARTISE masakren qe kane gatuar nder vite ne hijen e Rames dhe partise ..... dhe duhet te themi se Rama mbajti fjalen ??? .... kinezerira

Submitted by Dritan (not verified) on

Qe ta dish ti, ndertimet behen me vulat qe merreshin ne PD dhe duke qene PD ne pushtet bashkite e socialisteve nuk perfilleshin fare ne mendimin e tyre. Tani qe PD theu qafen, tani do filloj te behet shteti dhe tani ata mund ti prishin se e dine qe nuk do pengohen me nga Berisha.

E thjeshte, apo jo????

Submitted by RP (not verified) on

s'e kuptoj pse behet kaq reklame,duket si reforma agrare e '46.Po s'u ndertua ne sheshet panoramike,ku do ndertohet atehere,ne zgeqet dhe shpellat?Gjergjit qe k.c. i thote Jorgo i kane mjaftuar dy vjet qeverisje lokale per te marre masat ndaj ndertimeve abuzive,por edhe ndertime do behen,se nuk do shkojme ne det me buke me vete,çarçafe dhe kater kallama.Marrja ne dore nga Rama e"misionit historik"te rregullimit te Bregut me duket nje hiperbole e pavend,kur ne vend qe t'i ktheje legjimitetin pushtetit lokal,duke sikur qeveria do ia zhvate dhe ate pak qeverisje vendore.

Submitted by Goni (not verified) on

Çfarë do bëhet me kërpudhat e reja që po mbijnë çdo minutë, orë, ditë dhe javë nëpër rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, të cilat po e konkurojnë bashkinë, policinë bashkiake, Inspektoriatin e Ndërtimit të kësaj bashkie?

Po të rrugëtosh në lagjet e Tiranës do të vësh re KËTO KOHË se me sa shpejtësi në pallate të ndryshme, në hapësira publike dhe jetike, në ato metra katror që i takojnë secilit banor të qytetit, po betonizohen dhe po zihen nga zgjerime pa leje, ndërtime të çastit të cilat po e kioskëzojnë, shpërfytyrojnë dhe po e getoizojnë "metropolin" tonë.

Rrokopuja marramendëse po vret të gjitha ato zona, të cilat deri më tash kanë shpëtuar si kapilarët e vetëm natyral për gjelbërim, mjedis frymorësh, shlodhje antistres, argëtim fëmijësh, dhe gjithçka tjetër që vetëm kjo hapësirë plotëson më së miri nevojat tona të gjithfarshme. Hapësirës publike dhe njerëzore po i merret fryma.

E bukura tragjike është se policia bashkiake dhe inspektoriati i ndërtimit nuk po kujdesohen që të administrojnë dhe të mbrojnë të mirën nga e keqja në këtë qytet.

E paligjshmja po ndjehet rehat në logun e saj dhe rend shënd e verë duke e kërcënuar ligjin pa asnjë drojë ndaj veprimit të tij.

Kur do të reagoj-ë/në institucion-i/et përgjegjëse ndaj mbrojtjes së jetës sime, taksave të mia, rendit tim, sigurisë sime, qytetarisë sime, hapësirës sime, familjes sime, shtëpisë sime, pallatit tim, lagjes sime, qytetit tim?

Aq më tepër kur ne duam që urbanizimi të funksionlizojë garancitë e nevojshme dhe të dëshiruara për një jetesë normale dhe jo përplasje çmendurish me anarkinë dhe paradoksin e paralizës qejfrehatuese të atyre për të cilët ne paguajmë çdogjë për pastërtinë dhe regullin urban të lirisë së kujtdo që jeton këtu.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.