Braçe nuk i ndahet Bashës (në facebook)

Fraza e Bashës thënë nga pozitat e kandidatit për kreun e PD-së, se “po përballemi sot me një mazhorancë, që është standardi më i ulët i së kaluarës 22-vjeçare”, nuk i ka shpëtuar vigjilencës së Erjon Braçes. Dhe ky i fundit i ka dhënë një përgjigje të gjatë në facebook, duke iu drejtuar në emër. ‘Lulëzim’, i thotë qysh në krye, dhe vijon t’i drejtohet gjatë kohës ashtu, e tek-tuk edhe ‘Lul’, por në shenjë zemërimi e jo intimiteti. Dhe i kthehet: “Kjo është gjuha, që dërgoi në opozitë Sali Berishën, por edhe ty or Lul!! Po po, gjuha arrogante e një vrasësi serial pushteti apo hajduti po kaq të shpeshtë, po prej pushtetit.”
Pastaj: “Ti Lulëzim flet për moral? Lulëzim, mbi ty është ende e pagjykuar një akuzë tejet e rëndë për një funksionar publik, ngritur nga Prokuroria e Republikës. Bëhet fjalë për “vjedhjen e shekullit” dhe ajo është ende e pagjykuar!!”
Në fund: “Ti ke vrarë Lulëzim!! Dallimi yt nga shumica e shqiptareve qëndron në këtë fakt!! Ti vrave, ata ishin viktimat!! Ti vrave në mes të bulevardit të Tiranës dhe në 100 vitet e fundit vetëm një mercenar i fashizmit e kishte bërë këtë në një datë, 4 shkurt!! E fshive këtë datë nga rrugët e Tiranës me shpresën se njerezit nuk do të kujtojnë kurrë faktin që ti, Lulëzim Basha ke vrarë në këtë qytet!! Një krim që nuk ndëshkohet nuk harrohet kurrë! Krimi yt unk do të harrohet!!”
Shënimi i plotë gjendet në http://gazetadita.al/brace-bashes-ke-vrare-dhe-vjedhur-drejtesia-do-behet-duke-nisur-nga-ty/
Re.Pu.
Comments
Po kush eshte komsomolasi

Po kush eshte komsomolasi Braçe qe i jep vetes kete liri qe te flase si kastracec i hidhur?

Edhe mund te kritikoje,por ky

Edhe mund te kritikoje,por ky njeri ne jeten e tij politike dhe shoqerore ka plot pakosenguenci.

Dhe ky fakt i vertete e ben derdellites dhe te pasinqerte ne syte e opinionit.

Por kuptohet,sepse i duhet per "dekoratat" e tija politike.

Te kishte pas kete pasion kur
Te kishte pas kete pasion kur ishte ne gare Maqo Byreku.
Mjaft o Brace, mjaft. Mjaft o

Mjaft o Brace, mjaft. Mjaft o Erjon se na terrorizove trurin or burre i dheut me keto derdellitjet e tua.

Te terrorizoi Erjoni? Po Luli

Te terrorizoi Erjoni? Po Luli kur vrau me 23 janar nuk e terrorizoi surratin tend? Brace eshte nje nga politikanet me te mire dhe te ndershem qe ka Shqiperia, meriton vetem nderime per ato qe thote dhe ben.

kane filluar dhe na mbrojne

kane filluar dhe na mbrojne lulken tani,dua te degjioje sa do ta mbroni kur te hapet dosja qe ka SHISH per lulezen,ai me 21Janarin beri aktin e fundit te tradhetis se tij per te bindur drejtuesit e tij(Serbo-grek) se e meriton te jete ne krye te pushtetit(ndoshta si gjyshi i tij enver),ju kujtoj mbulimi i aferave te karburantit midis shqiperise(berishes) dhe serbise;falja e territoreve(ujore) greqise dhe Malit e zi(per te cilen flitet shume pak per mos te thene fare),ne ç'do vend te botes keto quhen me te njejtin emer:TRADHETI NDAJ ATEDHEUT DHE INTERESAVE TE KOMBIT.JU KUJTOJ ATE QE THOTE DHE BRAçE dhe qe e dime te gjithe Rruga e KOmbit me nje vjedhje kolosale.Me ç'ka thash nuk dua te dal ne mbrojtje te Braçes(dhe ai eshte ne politike per interes te Tij),pasi jam tipi qe nuk bej tifozllek per POLITIKANET apo POLITIKEN,bej tifozllek VETEM PER FLAMURIN.

PERSHENDETJE

Bravo zoti Braçe kështu i do

Bravo zoti Braçe kështu i do gomari drutë por ky qënka një racë i paparë mos është gjë nipi i atijë faqe nxiri që në 4 shkurtë bëri kasapanën në Tiranë dhe ky për të treguar se i përketë kësaj fare të skaduar dha urdhër për vrasjen e 4 njërzëve të pa fajshëm dhe ndryshimin e emrit të rugës

Add new comment